Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Padrino është Rama, Agasi thjesht koordinator” – Lubonja analizon protestën: Shtatori do sjellë më shumë njerëz!


Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke ndalur te protesta e qytetarëve që sot ka hyrë në ditën e saj të 94-t, arrestimi i Agasit, si dhe dyshimet mbi funksionimin e drejtësisë e lejeve të ndërtimit.

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke ndalur te protesta e qytetarëve që sot ka hyrë në ditën e saj të 94-t, arrestimi i Agasit, si dhe dyshimet mbi funksionimin e drejtësisë e lejeve të ndërtimit. Lidhur me qëndresën e qytetarëve përballë qeverisë, Lubonja nënvizoi se vendi ndodhet në kushtet e një regjimi dhe se e ardhmja e kësaj përballjeje varet nga mënyra se si do të riorganizohen vetë protestuesit. “Jemi me një regjim. Ajo që do të ndodhë mbrapa do të varet shumë se sa do të jenë ndërgjegjësuar vetë protestuesit se duhet kaluar në një fazë ndryshe në organizim dhe për të sjellë njerëz. Do të ketë më shumë njerëz patjetër, por duhet të ketë edhe më shumë punë në kuptimin që ndaj bëhet nga një protestë në lëvizje ku grupe të ndryshme duhet të bashkohen dhe të thithin grupe të tjera që ndikohen apo preken dhe të shtohen aty. Unë kam ngulmuar gjithmonë se gjuha që përdoret… është normale të kesh frustrimin në protestë, edhe sharjet, etj., por duhet edhe një vizion se si e duam Shqipërinë” u shpreh Lubonja. Ndërkohë, analisti e parë me mëdyshje arrestimin e Agasit, duke ngritur pyetje mbi prapaskenat e këtij aksioni policor dhe mungesën e besimit te shteti ligjor. “Arrestimin e Agasit e pashë me mëdyshje. Në kuptimin që ngre pyetjet: po pse ishte në arrati gjer tani, pse u arrestua tani? Nuk e kishin lokalizuar dot apo ka ndryshuar diçka? Çfarë ka ndryshuar? Disa thonë se ka ardhur drejtues i ri policie që ka pastruar policinë nga njerëzit e Agasit. Shërben edhe si një lloj qetësuesi për opinionin publik, ndërsa nuk bëhet ndonjë gjë e madhe. A është bërë me marrëveshje apo jo, apo ka sherr brenda fraksioneve aty? Jemi në një vend ku nuk besojmë te shteti ligjor” – deklaroi ai.

Sipas Lubonjës, Agasi nuk vepronte i shkëputur, por ishte pjesë e një sistemi të ngritur nga vetë kreu i ekzekutivit.

“Agasi nuk është vetëm aty, është futur në atë lojë dhe ai nuk mund të bëhej ai që u bë pa sistemin që ka ngritur Rama, sepse konsiderohet koordinatori mes krimit të organizuar dhe Ramës. Ky koordinator është. Po padrino është Rama. A del ndonjë provë për këtë? Si i ka marrë Agasi këto tendera, a janë të vërteta ato shishet e verës nga 33 mijë euro?” – pyeti më tej analisti.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Lubonja u shpreh se ajo u proklamua për të reduktuar krimin, por në terren ka ndodhur e kundërta me shtimin e lejeve të ndërtimit.

Sipas tij, ndonëse lejet duhet t’i vendosë bashkia, ato janë marrë në dorë nga vetë kryeministri, duke hapur rrugën për pastrimin e parave. Ai ngriti pyetje direkte edhe për të ashtuquajturën “Dosja Aruba”.

“Aty është pastrimi i parave, aty është dosja Aruba, flitet se ka njerëz të qeverisë. SPAK do na e thotë ndonjëherë a kishte njerëz të qeverisë aty apo jo? U futën në lojën e shahut” – përfi Fatos Lubonja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb