Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Padrejtësia ndaj meje nuk erdhi nga SHBA”/ Berisha: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Kush na tregoi barin, janë të papunë…


Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar takimin e tij me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey.

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar takimin e tij me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi SHBA-në si “vendin e të lirëve” dhe “shtëpinë e guximtarëve”, duke theksuar se besimi i tij te vlerat amerikane ka mbetur i palëkundur edhe gjatë periudhës kur, sipas tij, ishte jashtë pushtetit. “Isha 8 vite pa asnjë pushtet. Por me besimin e palëkundur te SHBA, vlera mbi të cilat është ndërtuar ky vend e komb i madh. Vend i të lirëve shtëpi e guximtarëve, i qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, por nga agjenda anti-liri. Të asaj që Donald Trump e ka quajtur si ekstremi i majtë. E nisa këtë betejë në errësirë, por asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Kur nisa këtë betejë, populli i madh amerikan vendosi të zgjedhë Donald Trump, efektet erdhën deri në Shqipëri. Ata që na treguan barin, përfunduan të papunë…Ata që firmosën ndalimin tim sot janë non -grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri sot janë pas hekurave, ndërsa unë po qëndroj sot me dy këmbë në këtë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sali berisha