Lajme Zone
Pacolli akuzon Ballukun se do t’i marrë aeroportin e Vlorës! Fatura 500 MLN € në arbitrazh paguhet nga populli
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pacolli akuzon Ballukun se do t’i marrë aeroportin e Vlorës! Fatura 500 MLN € në arbitrazh paguhet nga populli

Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, një vendim që rrezikon ta përfshijë shtetin në një betejë të kushtueshme ligjore.

Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, një vendim që rrezikon ta përfshijë shtetin në një betejë të kushtueshme ligjore.

Sipas deklaratave të paralajmëruara nga investitori, prishja e njëanshme e kësaj marrëveshjeje mund t'i kushtojë buxhetit të shtetit një gjobë që shkon deri në 500 milionë euro në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, vlerë që do paguhet nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Zvarritja e punimeve në kantier ka qenë pikënisja e përplasjes institucionale, e cila është shoqëruar me mosmarrëveshje të theksuara mes kompanisë 'MABCO' të biznesmenit Behgjet Pacolli dhe partnerit tjetër të konsorciumit, '2A Group' të drejtuar nga Valon Ademi.

Ndërkohë Pacolli ka akuzuar për nxitjen e konflikteve të brendshme të aeroportit përfaqësues brenda qeverisë. Më parë ai ka akuzuar ish-ministren e MIE Belinda Balluku se po bëhet palë me aksionerin Valon Demi i cili ka 2%, po e përjashtojnë!

Përveç kostove financiare dhe betejave ligjore me investitorët, projekti ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave edhe për shkak të ndikimit të rëndë mjedisor në Lagunën e Nartës, ku ekspertët dhe organizatat mjedisore kanë paralajmëruar se fluturimet e avionëve do të shkatërrojnë habitatin natyror dhe do të detyrojnë shpërnguljen e përhershme të flamingove dhe shpendëve të tjerë të zonës së mbrojtur.