Biznesmeni Behgjet Pacolli ka ngritur të tjera akuza ndaj Valon Ademit dhe Valon Llukës.
Në deklaratën e tij të radhës në rrjetet sociale, Pacolli thekson se shpreson që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të lejojë auditimin financiar që është kërkuar që nga tetori i vitit 2025.
Ai ka hedhur akuza se Valon Ademi dhe Valon Lluka kanë blerë 30 kamionë me 14 milionë të MABCO-s dhe i kanë etiketuar me targa të Mabetex, ku më pas janë shitur dhe paratë kanë përfunduar sipas biznesmenit në xhepat e tyre.
Pacolli deklaron se do të tregojë mbi abuzimet që sipas tij ka kryer Valon Lluka me fatura milionëshe për të cilat mungon dëshmia e ndonjë pune. “Të nderuar miq,
Ju kujtohet propaganda e padrejtë në dëm timin, të vëllait tim dhe të familjes time.
Ju kujtohen deklarimet pompoze të avokatit Besnik Berisha se Pacolli do të arrestohet;
Ju kujtohen deklarimet e opinionistëve dhe gazetarëve të motivuar ndryshe;
Ju kujtohen publikimet e Valon Ademit, me të cilat manipulohej opinioni, madje edhe gjyqtarët ( Fatmir Ndreu, Marjana Shegan dhe Miranda Nakaj) lëshonin vendime joligjore ( te hedhura poshtë nga GjL ) që e shkatërruan projektin e VIA-s
Ju kujtohet propaganda rreth Delphosit dhe akuzat (edhe tani implikojne emra që nuk kanë asnjë lidhshmëri me projektin, madje as me Shqipërinë).
Ne e dimë mirë që Valon Ademi nuk ishte i vetëm.
Ai kishte komplicë jo vetëm Valon Llukën, ish-administratorin e VIA-s, njeri që, me mashtrimet dhe hajnitë e tij, sot për sot i ka shkaktuar dëme prej më shumë se qindra milionash kompanisë ku është ngritur dhe së cilës i është besuar për më shumë se 19 vite, por edhe eksponentë tjerë që abuzojne me forcen, tani të njohur për ne.
Sidoqoftë, i falënderoj organet e Prokurorisë që dëshmuan se për mua e as për vëllain tim asnjëherë nuk ishte ngritur asnjë hetim apo aktakuzë, edhe pse eksponentët që i njohim kishin tentuar ta ndalonin vëllain tim (pa urdhër zyrtar, pa arsye, por duke abuzuar me forcën politike).
Këto janë vetëm disa shantazhe e manipulime të poshtra.
Këtu nuk flas ende se nga ku u financua Valon Ademi për të kryer punët që pretendon se i ka kryer në Aeroportin e Vlorës (punë që për së dyti u paguara nga kredia e BKT-së, kredi të cilën sot BKT-ja kërkon që të paguhet nga Mabco).
Shpresoj që MIE do të lejojë një auditim financiar, të cilin jemi duke e kërkuar që nga tetori i vitit të kaluar.
Do të flasim edhe për 30 kamionë që Valon Lluka dhe Valon Ademi i blenë me 14 milionë të Mabcos, i etiketuan me targetat Mabetex, dërguan fotografitë se ata erdhën dhe, në të njëjtën ditë, i shitën duke i inkasuar paratë për xhepat e tyre pa diturin dhe asnjë informatë per ne.
Do të flas edhe per abuzimet e Valon Llukës që në të njejtën kohë drejtonte një funkcion tjetër publik delikat.
Do të flasim edhe për krimin me faturat miljanshe, false dhe urdhërin e Valon Llukes kontabilistës që të paguhën edhe pse mungonte deshmija për kryerjen e ndonjë pune.
Do të flas edhe për nje mashtrim tjetër të paautorizuar të Valon Llukes prej 2 miljan Euro ne dam te llogarise private timen që ai manexhonte në mirëbesim si dhe likuidimin e Mabetexit në Emirate në favor të tijë dhe Fitim Pajazitit.( do të publikoj faktet).
Por shpresoj që drejtësia, nëpër shtetet ku vepruan, një ditë do ta zbardhë këtë krime”, shkruan Pacolli./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

