Lajme Zone
Pacientja dhe doktoresha përplasen verbalisht tek Infektivi
EkonomiJOQ Albania

Pacientja dhe doktoresha përplasen verbalisht tek Infektivi

Një situatë e tensionuar është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila ka dërguar një video të filmuar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku dëgjohet në sfond një debat verbal mes një pacienteje dhe një doktoreshe.

Sipas denoncueses, ajo ndodhej në spital për arsye shëndetësore kur u përball me këtë situatë. Qytetarja pretendon se doktoresha ishte e acaruar dhe debatonte me pacientët.

Në videon e siguruar nga JOQ Albania dëgjohen pacientja dhe doktoresha duke debatuar me tone të larta në ambientet e urgjencës. Në fund të debatit, doktoresha dëgjohet duke i thënë pacientes: "Ta marr policinë tani", ndërsa pacientja i përgjigjet: "E shikojmë shumë mirë se kush jemi... Ta tregoj unë policinë ty."

Pamjet nuk tregojnë se çfarë ka ndodhur përpara nisjes së debatit dhe nuk bëjnë të mundur përcaktimin e rrethanave që çuan në përplasjen verbale mes palëve.

JOQ Albania mbetet e hapur për një reagim nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ose nga Spitali Infektiv, nëse institucionet dëshirojnë të sqarojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)