Një pamje jo e zakonshme ka marrë xhiron e rrjetit së fundmi në rrugët e kryeqytetit!
Një turiste e huaj nuk i ka rezistuar dot ritmit të muzikës popullore dhe është ndalur në mes të shëtitores për të kërcyer përballë një muzikanti rruge. Teksa xhaja i binte dajres me plot energji, e huaja ka nisur të "dredhë të pasmet" dhe të dhurojë një show të vërtetë vallëzimi fare pranë tij.
Gjesti i saj i papritur dhe mjaft provokues ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe ka ndezur një debat të nxehtë në rrjetet sociale: Disa e shohin si një moment mjaft spontan, pozitiv dhe argëtues që tregon se sa mirë po ia kalojnë të huajt në Shqipëri.
Të tjerë e kritikojnë si një sjellje të ekzagjeruar dhe pa respekt për moshën e muzikantit e hapësirën publike.
A është ky thjesht një moment argëtues nga një turiste që po shijon Tiranën, apo mendoni se u kalua kufiri i etikës? View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

