Paçe koke Përbërësit: LEXO edhe...Pasta Flora si dikur, me reçel kumbulle nga Mirela Andoni Lëng koke 1 litër (kokë 1 kg)3-4 lugë gjelle dhjamë1 lugë kafeje salcëSpec i kuq (djegës sipas dëshirës)4-5 thelpinj hudhër3-4 lugë gjelle uthullPër lëngun e kokës 1 qepë2 karrota2 gjethe selinoKripë, piper i ziGjethe dafinePërgatitja: Kokët pastrohen, copëtohen, vihen në ujë të ftohtë që të lahen e t’u ikë gjaku; më pas vendosen në tenxhere, mbulohen me ujë të ftohtë dhe vihen në zjarr. Kur të kenë marrë valë, hiqet shkuma dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë, duke shtuar qepët, karrotat, selinonë, kripën, pıperin, dafinën dhe majdanozin. Lihen derisa të jenë zier mirë dhe mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohen, pastrohet mishi nga kocka dhe pritet në copa kubike të vogla. Në tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe gjella lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë edhe për disa minuta, duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull. MC/ReportTv.al receta te shpejta pace koke mirela andoni receta tradicionale gatime shtepie shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.7% Disi 7.1% Vota total: 2287 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
