Lajme Zone
Pa zhurmë e pa bujë, Ronaldo dhe Georgina u martuan në dhomën e ndenjes, vetëm me fëmijët pranë
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pa zhurmë e pa bujë, Ronaldo dhe Georgina u martuan në dhomën e ndenjes, vetëm me fëmijët pranë

Pavarësisht famës, pasurisë dhe vëmendjes së jashtëzakonshme që i shoqëron në çdo hap, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën që një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre ta përjetonin në mënyrën më intime të mundshme.

Çifti zgjodhi të martohej në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre, në praninë e vetëm fëmijëve. Pa ceremoni madhështore, pa turma të ftuarish dhe pa nevojën për të impresionuar askënd.

Georgina ka treguar për “Vogue” arsyen e veçantë pas këtij vendimi. Për ta, dhoma e ndenjes nuk ishte thjesht një hapësirë e shtëpisë, por vendi ku familja jeton përditshmërinë e saj.

“Zgjodhëm dhomën e ndenjes ku hamë mëngjes, drekë dhe darkë, ku jetojmë përditshmërinë tonë”, ka rrëfyer Georgina.

Ajo ka shtuar se dëshira e saj është që, pas shumë vitesh, fëmijët të rikthehen te ai moment me një kujtim të ngrohtë: “Pas 30 vitesh dua që fëmijët tanë të mendojnë: diçka e bukur ndodhi këtu, në këtë tavolinë, prindërit tanë shkëmbyen betimet e martesës.”

Një zgjedhje që, në një kohë kur dasmat e personazheve të famshëm shpesh shndërrohen në spektakle luksoze, vjen si një mesazh i thjeshtë: për Ronaldon dhe Georginën, rëndësi kishte familja dhe jo madhështia e ceremonisë.

Në fund, nuk kishte nevojë për një ambient luksoz apo qindra të ftuar. Mjaftonte shtëpia e tyre, fëmijët dhe tavolina rreth së cilës familja mblidhet çdo ditë.

Ndonjëherë, momentet më të mëdha të jetës nuk kanë nevojë për një skenë të madhe. ❤