Lajme Zone
Me kallashin gati për qitje, Ylli Zalla u arrestua 500 metra larg banesës së tij
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Me kallashin gati për qitje, Ylli Zalla u arrestua 500 metra larg banesës së tij

I shumëkërkuari Ylli Zalla është arrestuar gjatë një operacioni të befasishëm në Krujë, pasi ishte lokalizuar duke u fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.

I shumëkërkuari Ylli Zalla është arrestuar gjatë një operacioni të befasishëm në Krujë, pasi ishte lokalizuar duke u fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.

Në momentin e arrestimit, Zalla rezultoi i armatosur me një automatik kallashnikov dhe kishte me vete tre krehra me municione, duke u konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas raportimeve, banesa ku strehohej i shumëkërkuari ishte mbajtur prej ditësh nën vëzhgim nga forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me përdorimin e dronëve të teknologjisë së lartë “Bayraktar”. Vëzhgimi ajror ka ndihmuar në përcaktimin e vendndodhjes së tij dhe në organizimin e ndërhyrjes së menjëhershme.

Në aksion morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni përfi me prangosjen e të shumëkërkuarit, i cili, pavarësisht se ishte fshehur në afërsi të banesës së tij, ishte lokalizuar pas një periudhe të monitorimit nga strukturat policore.