Lajme Zone
Pa treg fruta-perimesh/ Tregtarët ambulantë ngrihen në protestë: Bashkia dhe PS e premtuan, tani s’përgjigjen
PolitikëSyri

Pa treg fruta-perimesh/ Tregtarët ambulantë ngrihen në protestë: Bashkia dhe PS e premtuan, tani s’përgjigjen

Këtë të premte tregtarët ambulantë të produkteve të përdorura në lagjen "Çlirimi" të qytetit të Elbasanit janë ngritur në protestë, si shkak i masës së komunikuar ndaj tyre nga Bashkia Elbasan për moslejimin më të tregtimit në atë zonë.

Këtë të premte tregtarët ambulantë të produkteve të përdorura në lagjen "Çlirimi" të qytetit të Elbasanit janë ngritur në protestë, si shkak i masës së komunikuar ndaj tyre nga Bashkia Elbasan për moslejimin më të tregtimit në atë zonë. Ata shprehen të shqetësuar se prej më shumë se 20 vitesh shesin produktet e tyre në këtë lagje dhe se me atë punë mbajnë familjet e se nga ky vendim preken rreth 37 tregtarë.Lexo edhe:Mediat: Kardinal Simoni u dënua pas meshës për Kenedin, tani kremton lirisht në altarin amerikan Sipas tregtarëve, më parë nga kryetari i bashkisë dhe deputetët e PS-së u është premtuar se nuk do të lëvizin, por tashmë askush nuk u përgjigjet. Ndonëse kanë kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë, askush nuk ka tentuar të komunikojë me ta dhe të gjejë një rrugë zgjidhjeje, duke i lënë të pashpresë. Tregtarët kërkojnë barazi, pasi thonë se nuk janë të vetmit që shesin në këtë mënyrë, ndaj kërkojnë një takim për të diskutuar mundësitë e tyre për të vijuar tregtimin, pasi në këtë mënyrë nuk mund të sigurojnë paratë për të ushqyer familjet e tyre. Në të kundërt, tregtarët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat para dyerve të bashkisë deri në një rishikim të vendimit.