Protestuesit kanë nisur që të largohen nga Ministria e Arsimit pas një ore aty, për t’u zhvendosur te Kryeministria. Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme të protestës, ditën e sotme nuk ka patur sulme ndaj Ministrisë apo dhe ndaj policisë. Nuk ka patur përplasje me gurë, molotov, ujë dhe gaz lotsjellës.
Deri në këto momente (14:36), ka patur vetëm marshime paqësore, ku të rinjtë dhe jo vetëm kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, apo kanë thirrur për ‘dorëheqje’.
Gjatë këtij marshimi, protestuesit u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve nga qytetet e tjera të Shqipërisë që t’i bashkohen protestës. Gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe diasporës që t’i mbështetësin. Top Channel

