Lajme Zone
"Pa flamuj e simbole", Berisha thirrje demokratëve: T’i bashkohemi të enjten protestës qytetare!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

"Pa flamuj e simbole", Berisha thirrje demokratëve: T’i bashkohemi të enjten protestës qytetare!

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës qytetare ditën e enjte. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ai theksoi se demokratët duhet të marrin pjesë në protestë, por pa përdorur simbole ose flamuj të Partisë Demokratike. “Protesta rinore qytetare po zvarrit çdo ditë në bulevardin e Tiranës kufomën politike të

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës qytetare ditën e enjte. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ai theksoi se demokratët duhet të marrin pjesë në protestë, por pa përdorur simbole ose flamuj të Partisë Demokratike.

“Protesta rinore qytetare po zvarrit çdo ditë në bulevardin e Tiranës kufomën politike të Edi Ramës. Ndaj, ditën e enjte, në protestën kombëtare qytetare, demokrate e demokratë nga e gjithë Shqipëria dhe Tirana do t’i bashkohen dhe do të jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj! Jemi në protestë qytetare rinore, për një kauzë jashtëzakonisht të madhe! Protestohet kundër reformës territoriale me të cilën padrinoja kërkon, me një të rënë të lapsit, duke shkelmuar interesat e qytetarëve, të shuajë 15 bashki!”, u shpreh ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm