Një situatë tejet e rrezikshme është denoncuar nga qytetarët, ku një automjet është parë duke transportuar materiale ndërtimi, ndërsa pjesë të tyre varen në pjesën e pasme të makinës.
Pamjet tregojnë një mënyrë transporti që mund të kthehet në një rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës. Mjafton që një prej materialeve të shkëputet gjatë lëvizjes dhe pasojat mund të jenë të rënda.
Në vend që materialet të fiksohen dhe të transportohen në mënyrë të sigurt, ato janë lënë të varen pas automjetit, duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve, motoristët dhe këmbësorët që mund të ndodhen pranë.
Rruga nuk është kantier ndërtimi dhe qytetarët nuk mund të kthehen në “testues” të pakujdesisë së kujtdo që transporton materiale pa marrë masat minimale të sigurisë.
Një frenim i papritur, një gropë apo një kthesë mund të mjaftojë që këto materiale të përfjnë mbi një tjetër automjet apo mbi një qytetar.
Kush kontrollon këto raste dhe kush mban përgjegjësi nëse një situatë e tillë përfn në tragjedi?

