Lajme Zone
Osmani uron Abdixhikun pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Osmani uron Abdixhikun pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së. “Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.Lumir Abdixhiku u rikonfirmua të enjten në krye të LDK-së, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.Sipas rezultatit të votimit, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, 152 votuan për largimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.Me këtë rezultat, Abdixhiku vazhdon mandatin si kryetar i LDK-së, duke ruajtur drejtimin e partisë pas një prej proceseve më të tensionuara të brendshme në vitet e fundit./Telegrafi.