Lajme Zone
“OSHEE tallet me zonën e Qafëmollës”/ Pa drita, pa përgjigje, zyrat mbyllur
EkonomiJOQ Albania

“OSHEE tallet me zonën e Qafëmollës”/ Pa drita, pa përgjigje, zyrat mbyllur

Një shqetësim i vazhdueshëm po shoqëron banorët dhe bizneset e zonës së Qafëmollës, mbrapa Dajtit, për shkak të funksionimit jooptimal të nënstacionit elektrik që mbulon zonën. Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, mungesa e ndërhyrjeve dhe e mirëmbajtjes nga ana e OSHEE-së ka bërë që energjia elektrike të ndërpritet shpesh, duke dëmtuar pajisjet e punës së qytetarëve.

Ajo që shqetëson më shumë banorët është fakti se përgjegjësi i këtij nënstacioni, i cili duhet të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punës atje, sipas tyre, nuk paraqitet rregullisht në vendin e punës. Qytetarët shprehen të stresuar dhe të shqetësuar, pasi, siç shihet edhe në pamjet ku njerëzit detyrohen të darkojnë nën dritën e telefonit, situata po ndikon ndjeshëm në punën e përditshme. Bizneset po përballen me vështirësi për të justifikuar para klientëve dëmet e pajisjeve, ndërkohë që kërkojnë një angazhim më serioz për përmirësimin e shërbimit.

“Na është bërë stres, na u dëmtuan pajisjet e punës dhe s’po dimë si t’ia bëjmë para klientëve tanë”, shprehet një prej qytetarëve që ka kërkuar trajtimin e këtij problemi.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa dhe ta trajtojnë këtë situatë me vëmendjen e duhur, për të garantuar një furnizim normal me energji elektrike. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)