Lajme Zone
“Ora e Pritjes” nis nesër në Prishtinë – fillon numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit
BotëTelegrafi

“Ora e Pritjes” nis nesër në Prishtinë – fillon numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit

Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të nisë të shtunën, më 22 gusht, aktivitetin “Ora e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të nisë të shtunën, më 22 gusht, aktivitetin “Ora e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.Aktiviteti nis në ora 10:00, me lansimin e një ekrani gjigant, në të cilin do të shfaqet numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi final ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se “Ora e Pritjes” nis 25 ditë para kësaj date, duke e kthyer pritjen e vendimit në një aktivitet publik në qendër të kryeqytetit.Gjatë aktivitetit pritet të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të rëndësishme.Aktiviteti do të mbahet në Bulevardin “Nëna Terezë”, duke filluar nga ora 10:00.