"Unë jam një person që i vendos vetes rregulla. Rregulli i parë është që nuk them kurrë diçka që nuk e mendoj. Nuk ka asnjë mënyrë për të më bërë të them diçka në të cilën nuk besoj: truri im bën qark të shkurtër". Kështu nis intervista që Giorgia Meloni i ka dhënë New York Times. Më 4 shtator, kryeministrja do të kalojë katër vjet radhazi në Palazzo Chigi, duke u bërë kryetarja e Këshillit të Ministrave me mandatin e pandërprerë më të gjatë në historinë e Republikës. Jetëgjatësi politike e arritur – sipas gazetës– falë koherencës së saj: "Njerëzit arrijnë ta kuptojnë nëse diçka nuk është e vërtetë, nëse është false, dhe besoj se ky është gabimi më i madh që mund të bëjë një politikan". LEXO edhe...Cardinale merr frerët e merkatos, bisedon 'kokë më kokë' me pesë futbollistët që do të largojë nga Milani E intervistuar në Romë nga gazeta amerikane, kryeministrja rrëfen përvojën e saj politike dhe ambiciet për të ardhmen. Karriera e saj – shpjegon gazetari Roger Cohen, autori i intervistës – nisi në moshën 15-vjeçare, me aderimin në të djathtën post-fashiste. «Besoj se ajo që më ka sjellë deri këtu ka qenë guximi për t'u rreshtuar në anën e parehatshme të historisë. Të zgjedh të shkoj kundër rrymës". Gjatë gjithë rrugëtimit të saj politik, Meloni i ka treguar NYT se gjithmonë ka reaguar ndaj vështirësive duke refuzuar kufijtë që të tjerët përpiqeshin t'i vendosnin."Nuk më pëlqen që të tjerët të më thonë se cilët janë kufijtë e mi», pohon ajo. Më pas shton se një “jo” është një nga "gjërat që më motivon më shumë". Dhe kështu, një nga çështjet qendrore të mandatit të saj lidhet me rolin e Italisë në skenën ndërkombëtare. Ekonomia e tetë më e madhe në botë – shpjegon Cohen – shpesh ka pranuar të konsiderohet më pak me ndikim krahasuar me fuqitë e tjera të mëdha. "Nuk më pëlqen ideja e një Italie të nënshtruar, e një Italie që e konsideron veten inferiore ndaj të tjerëve». Objektivi i saj, pra, është të promovojë atë që ajo e përkufizon si «revolucionin më të madh që mund të ndodhë në këtë komb: një revolucion të krenarisë". Një pjesë i kushtohet edhe Donald Trump. Gazetarit amerikan, Meloni i rrëfen se pritshmëritë e saj ndaj manjatit nuk janë përmbushur plotësisht. Kryeministrja tregon se kishte imagjinuar një marrëdhënie më të thjeshtë me presidentin e SHBA-së, edhe duke pasur parasysh qëndrimet e përbashkëta për emigracionin dhe kulturën progresiste. "Është e qartë se, me Donald Trump, mendoja se gjërat do të ishin më të thjeshta, duke pasur parasysh konvergjencën tonë për emigracionin dhe kulturën woke. Gjërat shkuan ndryshe". Në qershor, pas samitit të G7-s në Evian, Meloni kishte reaguar ndaj fjalëve të Trump, sipas të cilit ajo e kishte «përgjëruar» që të fotografohej së bashku me të. Përgjigjja e kryeministres kishte qenë e prerë: «Italia dhe unë nuk përgjërohemi kurrë». Marrëdhënia mes dy liderëve, shpjegon tani Meloni, ka mbetur në vend prej disa javësh. E pyetur për mundësinë e një bisede pas pushimeve verore, ajo përgjigjet me kujdes: "Epo, do të shohim". Megjithatë, kryeministrja nuk e konsideron gabim qëndrimin e saj. "Vazhdoj të besoj se uniteti i Perëndimit është diçka shumë e rëndësishme", pohon ajo. Dhe më pas nënvizon: "Nuk e vendos strategjinë italiane mbi bazën e marrëdhënieve të mia personale". Kritika të shumta – shpjegon Nyt – i janë drejtuar Melonit për faktin se ka zgjedhur të përdorë për veten formën mashkullore "presidente". Por për të, «ajo që ka rëndësi është të di nëse jam e lirë të bëhem presidente e Këshillit të Ministrave. Kjo është barazia: të mos quhem “la presidenta”. Më pas shton se feministet kanë luftuar «betejat e gabuara» për çështje të tilla si kuotat gjinore. Dhe kur Cohen e pyet nëse e konsideron veten feministe, ajo preferon të mos përgjigjet. Në këtë pikë, intervistuesi rikujton fjalimin e famshëm në të cilin ajo e prezantonte veten si "një grua", "një nënë», «italiane» dhe «e krishterë". Të gjitha këto janë fjalë që Meloni i konsideron pjesë të identitetit të saj. E pyetur se përse ato deklarata patën një jehonë kaq të madhe, ajo përgjigjet se prekën një ndjeshmëri të përhapur: "Sepse preku një tel që miliona njerëz e ndienin: të kërcënuar në identitetin e tyre më autentik dhe themelor. I dha një slogan të thjeshtë një rebelimi emocional". Ndërsa duke folur për fashizmin italian, pohon: "Qartësisht, nëse e shohim këtë histori sot, është një gjë. Nëse do ta kishim parë duke qenë në mes të atyre ngjarjeve, ndoshta do ta kishim perceptuar ndryshe, apo jo?". Për bilancin ekonomik të qeverisë së saj, Meloni e mbron me vendosmëri punën e bërë. Përballë kritikave që vijnë nga e majta, ajo përmend një sërë treguesish: punësimin, inflacionin, mbërritjet e parregullta, shpenzimet për shëndetësinë dhe ecurinë e spread-it. "Më thoni nëse nuk janë përmirësuar!", vëren ajo, duke argumentuar se disa parametra kanë shënuar përparim. Më pas, me ironi, shton: "Por është e mundur që unë të mos kem bërë asgjë!". Megjithatë, pikërisht kjo është një nga kritikat kryesore që i janë bërë. Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, ka vënë në dukje rritjen e kufizuar ekonomike të Italisë, prej 0,5 përqind, uljen e pagave reale, koston e energjisë ndër më të lartat në Europë dhe vështirësitë e sistemit publik shëndetësor si shenja të një mundësie të pashfrytëzuar. Në çdo rast – shkruan Cohen – gjykimi përfundimtar do t'u takojë zgjedhësve. Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të përcaktojnë se cili nga dy interpretimet – ai i kryeministres apo ai i opozitës – do të ketë gjetur mbështetje më të madhe në vend. Ndërkohë, kryeministrja mendon për rekordin e jetëgjatësisë që do të arrijë qeveria e saj dhe e mbyll intervistën për Nyt me ironi: «E dini, njerëzit më thonë: “Giorgia, duhet ta kuptosh se ke bërë histori!” Dhe gjithçka që arrij të mendoj janë gjithë ata fëmijë që, pas vdekjes sime, një ditë do të thonë: “O Zot, sot pasdite duhet të studioj Giorgia Melonin!”"/CorrieredellaSera U.D/ReportTv.al donald trump itali giorgia meloni Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 5672 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

