Po ky Zdromsi nga na doli kaq opozitar, me gjithë këtë shpirt revolucionar që i paska mbirë papritur brenda qelisë?! Erion hipokriti mat hijen e Ramës
26 Tetor, 14:37 Njeriu që për vite me radhë e ka pasur Edi Ramën mentor politik, që ka ndarë me të pushtetin, skenën dhe gjithë atë histori të gjatë servilizmi të pështirë, tani na shfaqet si frymëzues i protestave studentore dhe si një mendimtar i madh që u jep leksione politikëbërësve se si duhet të reagojnë ndaj kërkesave të qytetarëve. Mungon vetëm të dalë nga qelia me një shall revolucionari në qafë dhe të shpallë se ka ardhur koha për ndryshimin e sistemit. Tirana që qeveriset nga hologrami 6 Tetor, 18:18 Dhe kujt po i uron fitoren ky tribun i ri i demokracisë? Studentëve serbë, që paskan rrëzuar, sipas tij, makiavelistin dhe populistin e Beogradit. Bëhet fjalë për Aleksandar Vuçiç-in, mikun e Edi Ramës, me të cilin kryeministri shqiptar ka ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë politike, duke na shitur për vite me radhë bashkëpunimin me të si vizion për rajonin. Ndërsa Rama e kishte Vuçiçin mik, zdromsi Veliaj kishte Ramën mentor. Tani që nxënësi na paska zbuluar frymën opozitare, duket sikur ka vendosur të bëjë revolucion edhe kundër miqve të dikurshëm, pa na shpjeguar se kur e kuptoi se populizmi qenka problem dhe pse kjo zbulesë politike i erdhi vetëm pasi përfi në burg.
Por kulmi i komedisë vjen kur zdromsi Veliaj u drejtohet politikëbërësve dhe u kërkon të kuptojnë se protestat studentore nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote. Sa thellësi filozofike, sa vizion, sa largpamësi! Vetëm se ka një problem të vogël, për të cilin autori i këtij mesazhi revolucionar duket se nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim.
Çfarë politike po bën vetë Erion Veliaj prej gati dy vitesh në burg? Çfarë bote po përpiqet të ndryshojë, çfarë reformash po projekton dhe çfarë përgjigjesh po u jep pritshmërive të qytetarëve, përveçse po u dërgon herë pas here mesazhe nga qelia, sikur të ishte një kryetar partie në ekzil dhe jo një ish-kryetar bashkie që ka ende shumë llogari politike e publike për të sqaruar? Dhe çfarë është më e rëndësishme, a nuk e kupton që po kërkohet pikërisht fundi i asaj bote ku Zdromsi bën pjesë? Agasi, Veliaj, Proda, Hyseni; Harta e një shteti që po shpërbëhet
22 Shtator, 16:30 Njeriu që e mban veten për politikëbërës, por nuk merret vesh se çfarë politike bën, kujt i flet dhe ku do të dalë me këto deklarata. Sot na shfaqet si mbrojtës i studentëve serbë, nesër ndoshta do të na shpjegojë se si rrëzohen qeveritë, ndërsa pasnesër mund të na japë ndonjë leksion për moralin në politikë. Me këtë ritëm, nga qelia do të na dalë edhe si themelues i një shkolle të re politike, ku leksionin e parë e mban ai që nuk e ka kuptuar ende se çfarë mesazhi po u dërgon shqiptarëve me vetë ekzistencën e tij politike.
Dhe kur zdromsi Veliaj thotë se ne, politikëbërësit, duhet të reagojmë ndaj kërkesave të kësaj gjenerate, të krijohet përshtypja se po ja bën vetes me sy, sikur po i thotë Ramës se e ka kuptuar më në fund gjuhën e protestave dhe se ka ardhur koha për një politikë tjetër, ku vetë Zdromsi ëndërron t’i duket njerëzve si një student protestues që nuk paguan dot as qiranë e shtëpisë. Nëse ky është një mesazh i tërthortë për ish-mentorin e tij, atëherë kemi të bëjmë me një spektakël të neveritshëm, nxënësi i burgosur që i shpjegon mësuesit në pushtet se si duhet të sillet me popullin, ndërsa të dy kanë kaluar vite duke ndarë të njëjtën skenë politike. Koha që Edi Rama të ndahet nga zdromsi Veliaj
29 Gusht, 16:06 Por, Erion, meqë e paske kuptuar kaq mirë se çfarë kërkojnë qytetarët dhe meqë po u bën thirrje politikëbërësve të reagojnë, po të japim një ide fare të thjeshtë, pa pasur nevojë të presësh frymëzim nga Beogradi. Reago vetë. Jep dorëheqjen nga karrigia që mban me thonj dhe çdo pretendim për t’u rikthyer në politikë, hiq dorë nga ambicia për t’u paraqitur si alternativë dhe lëri qytetarët të marrin frymë pa pasur nevojë të dëgjojnë leksione prej teje për demokracinë, protestat dhe përgjegjësinë publike. Dordoleci Veliaj jep dorëheqje në heshtje
24 Tetor, 12:46 Zdroms, ka një dallim të madh mes një politikani që dëgjon qytetarët dhe një politikani që, pasi humbet pushtetin dhe përfn në burg, zbulon papritur se qytetarët paskan të drejtë të protestojnë. Kjo nuk është domosdoshmërisht rilindje politike, mund të jetë thjesht një përpjekje për të mos u harruar. Zdromsi tmerrohet nga kjo, thuaj se kur u ngjiz në Paraspuar ishte destinuar për t’u kujtuar brez pas brezi, si Skënderbeu. Princi Veliaj dhe vëllai i mbretit Charles
19 Shkurt, 18:43 Zdromsi Veliaj u kërkon politikëbërësve të kuptojnë se një botë po merr fund, por duket se ende nuk e ka kuptuar se për shumë qytetarë bota politike e Erion Veliajt duhet të kishte marrë fund prej kohësh. Ata nuk presin prej tij një manifest të ri opozitar, as leksione për studentët e Serbisë, por largimin përfundimtar nga skena politike.
Prandaj, nëse vërtet e ke kuptuar mesazhin e brezit të ri, Erion zdromsi, bëj atë që u kërkon të tjerëve të bëjnë. Reago, tërhiqu dhe mos e trajto politikën si një pronë personale ku mund të kthehesh sa herë të ndryshojë era.
Qytetarët nuk kanë nevojë për një zdroms të ri, të rilindur në version opozitar nga qelia, që është versioni më i pabesueshëm dhe më i pështirë. Ata kanë nevojë që të vetëquajtur politikanë të tillë të neveritshëm të mos ua zënë më hapësirën publike dhe të largohen nga politika e nga kujtesa e tyre si figura që kërkojnë të mbijetojnë politikisht edhe pasi u ka mbaruar koha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

