Qeveria e re e Kosovës është miratuar në Kuvend me 62 vota pro dhe 8 kundër, ndërsa opozita ka bojkotuar seancën. Të pranishëm ishin 70 deputetë, por deputetët e Listës Serbe kanë votuar kundër. Pas miratimit të kabinetit të ri, anëtarët e qeverisë janë betuar në Kuvend, duke nisur zyrtarisht mandatin e tyre qeverisës. Kabineti i ri përbëhet nga 20 ministra, përfshirë tre zëvendëskryeministra. Glauk Konjufca do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa Donika Gërvalla do të jetë zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë. Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim është emëruar Fikrim Damka. Lista e kabinetit të ri qeveritar: Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
Ministër i Financave- Hekuran Murati,
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,
Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,
Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,
Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,
Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,
Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,
Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,
Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,
Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,
Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

