Lajme Zone
Operacioni “Gjurma” në Lezhë, arrestohen dy persona për vjedhje (VIDEO)
EkonomiEuronews Albania

Operacioni “Gjurma” në Lezhë, arrestohen dy persona për vjedhje (VIDEO)

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje, një 26-vjeçar me precedent të mëparshëm penal dhe një 39-vjeçar, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura.

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje, një 26-vjeçar me precedent të mëparshëm penal dhe një 39-vjeçar, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura. Policia njofton se, në sajë të operacionit të koduar “Gjurma”, në pranga ra shtetasi E. U., 26 vjeç, banues në Lezhë, me precedent të theksuar penal për vjedhje, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë, ai dyshohet se gjatë muajit korrik 2026 ka vjedhur xhirot ditore në 9 subjekte të ndryshme tregtare në qytetin e Lezhës. Ndërkohë, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se ka vjedhur nga një automjet i parkuar një iPad dhe një çantë me sende personale të drejtueses së mjetit. Në momentin e arrestimit, policia i gjeti 39-vjeçarit iPad-in e vjedhur, të cilin, sipas hetimeve, ai sapo e kishte marrë pas riparimit në një dyqan në Shkodër. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua edhe çanta e vjedhur. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.