Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që vepronin pranë shkollave në kryeqytet. Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim në operacionin e Antidrogës së Tiranës të finalizuar një ditë më parë me 31 të arrestuar, dyshohet se vepronin përmes të paktën 8 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të shtrira në disa zona të Tiranës, përfshirë Laprakën, Brakën, Jordan Misjen, Selitën, Yzberishtin, Alliasin, Tregun Elektrik dhe Qytetin Studenti. Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona të dyshuar si shitës të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, kur njëri prej grupeve nuk kishte më lëndë narkotike në dispozicion, klientët orientoheshin drejt grupeve të tjera të rrjetit. LEXO EDHE:Not, çiklizëm dhe vrap/ Mbahet edicioni i 6-të i ‘Tiranathlon’! Në garë morën pjesë 116 sportistë nga bota (VIDEO) Aktiviteti i tyre u dokumentua përmes agjentëve të infiltruar dhe blerjeve të stimuluara, me fokus të veçantë te shitjet e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në kuadër të hetimit, autoritetet kanë goditur edhe 5 persona të dyshuar si furnizues të rrjetit, të cilët dyshohet se siguronin heroinën dhe kokainën për shpërndarje. Një prej furnitorëve të identifikuar, është Ferit Xhani, alias 'Luzi', i njohur për policinë, me precedent penal për drogë dhe plagosje. Në një rol kryesor në rrjet rrjet vepronte edhe një ish-efektiv policie, Engrid Henaj, i përjashtuar nga policia për vjedhje. Që mos të binin në sy të policisë, shpërndarësit kamufloheshin me monopatina ose e dërgonin përmes taksive e shërbimeve 'delivery.' 7 persona janë arrestuar gjatë 4 muajve hetime, ndërsa në kërkim janë edhe 14 të tjerë. Emrat e të arrestuarveGenti JaupiEndrit BallaEduart OleffBledar KasaErlind VlashiDenis ShotiArmando KoçiErnest HamollariJanaq NakuçiShpëtim ÇiçikuEngrid HenajEnis MaliqajFranci PapajaniKlement MetallariRam TafajKlajdi MalajIsuf DineFerit XhaniBestar MalajIgli AvxhiArnold LilaSefer AllushiElton TolaArbias PrengaVilson MeteDurim MatjaEljado PrendajArmando KuqiTaulant AlstafaVolf Ramadani7 personat e arrestuar gjatë hetimeveKsainel CakaGezim MuhametiZhuljan PrenciErald TafaniDarlin ShahinasDonaldo FrateMarin Tabaku-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: Engrid Hënaj Ferit Xhani Tirane droge Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.5% Jo 38.4% Disi 7.1% Vota total: 2227 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

