Situata me zjarrin pranë tunelit të Llogarasë është përmirësuar ndjeshëm falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave të Emergjencave Civile dhe Forcave Ushtarake Ajrore.
Që në orët e para të mëngjesit, helikopterët u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve, duke kryer dhjetëra fluturime dhe hedhje uji në zonën ku kishte rënë zjarri. Ndërhyrja nga ajri bëri të mundur kufizimin e zjarrit dhe çoi drejt shuarjes së flakëve. Dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ekipet e angazhuara vijojnë të monitorojnë terrenin për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave, të favorizuar nga temperaturat e larta dhe era./ CNA FOTOT-Zjarr pranë tunelit të Llogarasë 1 Gusht, 07:26 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

