Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Operacion antidrogë në Shkodër, sekuestrohen 77 kg kanabis! Në pranga dy vëllezër, në kërkim 24-vjeçari! Iu gjendet edhe municion (EMRAT+VIDEO)


Policia e Shkodrës ka sekuestruar 77 kg kanabis pas një operacioni antidrogë. Në pranga kanë rënë dy vëllezër Gjovalin Sheja dhe Kujtim Sheja. Ndërkohë në kërkim është shpallur Kristjan Sheja

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Polinomi 2”, pas 4 muajsh hetime në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit, Gjovalin Sheja, 49 vjeç, dhe Kujtim Sheja, 57 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali i këtij të fundit, Kristjan Sheja, 24 vjeç. LEXO edhe...I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari Kol Ndoj! Pritet të ekstradohet (VIDEO) Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi rreth 77 kilogramë Cannabis Sativa, një pistoletë me municion, një pushkë pneumatike, municione për armë zjarri dhe gjahu, si dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin në veprimtarinë kriminale. Sipas policisë, tre personat dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të goditur pak ditë më parë gjatë operacionit “Polinomi”. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal. Njoftimi i policisë Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Gj. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular). Vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/SI.E./ReportTv.al shkoder kanabis Kristjan Sheja Kujtim Sheja Gjovalin Sheja Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.3% Veliajn 20% Asnjërin 30.7% Vota total: 1292 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?