Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Korçë. Sipas informacioneve, mbrëmjen e djeshme u ndalua një mjet me dy persona, ku pasagjeri hodhi një qese me një sasi lënde narkotike canabiss sattiva.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, gjatë kontrollit këtij personi ju gjet edhe një thikë që e mbante në trup. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit nuk i ka ndaluar forcave të policisë dhe këta të fundit i kanë ndjekur e më pas kanë konstatuar lëndën narkotike dhe armën e ftohtë.
Strukturat e hetimit në DVP Korçë bënë arrestimin e 31-vjeçarit E.B i cili banon në Vlorë, ndërsa ka proçeduar në gjendje të lirë edhe drejtuesin e mjetit E.S banues në Korçë. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. Top Channel

