Lajme Zone
Operacion anti-kanabis në Pukë, pranë parcelës me drogë një person i armatosur! Largohet në terrenin e vështirë, policia qëllon në ajër
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Operacion anti-kanabis në Pukë, pranë parcelës me drogë një person i armatosur! Largohet në terrenin e vështirë, policia qëllon në ajër

Pas të shtënave, efektivët e Policisë kanë thirrur përforcime në zonën e thellë malore dhe në drejtim të fshatit kanë shkuar edhe një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në vendin e njohur në fshatin Kodërbojë të Pukës. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë një parcele ku ishin kultivuar bimë narkotike, ku policia po kryente kontrolle. Mësohet se gjatë kontrolleve, efektivët kanë konstatuar një person të armatosur dhe i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet. Blutë kanë thirrur përforcime dhe në drejtim të fshatit të thellë malor kanë shkuar edhe një grup nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. LEXO EDHE:Neutralizohen zjarret në Gojan të Pukës, banorët e fshatit për Report Tv: Dje ka qenë situatë lufte! Mirë që nuk na u dogjën shtëpitë (VIDEO) Kujtojmë se në këtë zonë tre ditë më parë u arrestua 58-vjeçari Tonin Lleshi, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i Policisë: Pukë/Informacion paraprak Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur. Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: te shtena me arme arme zjarri Shkoder puke Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6483 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?