20 persona janë arrestuar në Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, pas një hetimi proaktiv 2-mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë.
Të arrestuarit janë: Arlind Osmani, 25 vjeç, Feliks Filija, 27 vjeç, Medi Myftaraj, 35 vjeç, Nikolin Rakipi, 32 vjeç, Altin Arapi, alias Altin Demiri, 48 vjeç, Klerjan Popshini, 27 vjeç, Redian Arizi, 33 vjeç, Erion Dido, 41 vjeç, Dhimitër Terolli, 33 vjeç, Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, Vasil Kaci, 23 vjeç, Flatun Lalaj, 54 vjeç, Bledar Kovaçi, 26 vjeç, Shefqet Bezhani, 20 vjeç, Nazif Refitaj, 24 vjeç, Elvis Demçaj, 30 vjeç, Denis Saliaj, 22 vjeç, Korado Omeri, 28 vjeç. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Dy muaj më parë, në kuadër të këtij procedimi, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro.
Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi Ermir Nasi, 37 vjeç, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Më parë, në kuadër të këtij procedimi, më datë 31.07.2026, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Argjend Nanaj, Ardit Çama dhe K. J.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.
Hetimet vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet
