Lajme Zone
Oktapodi ‘peshkon’ peshkatarin, i bllokon frymën duke i ngjitur tentakulat në fytyrë
Të tjeraJOQ Albania

Oktapodi ‘peshkon’ peshkatarin, i bllokon frymën duke i ngjitur tentakulat në fytyrë

Një peshkim i zakonshëm në Filipine u kthye në një moment tmerri për një peshkatar, pasi oktapodi që sapo kishte kapur iu ngjit papritur në fytyrë dhe për pak sa nuk i bllokoi frymëmarrjen.

Një peshkim i zakonshëm në Filipine u kthye në një moment tmerri për një peshkatar, pasi oktapodi që sapo kishte kapur iu ngjit papritur në fytyrë dhe për pak sa nuk i bllokoi frymëmarrjen.

Ngjarja ka ndodhur pranë Puerto Princesa Island, në Palawan, ku peshkatari Jesser Cervantes ndodhej në një varkë të vogël prej druri. Teksa tërhiqte oktapodin nga uji, ai nuk e kishte imagjinuar se kafsha detare do të kundërpërgjigjej në mënyrë kaq agresive.

Oktapodi shihet teksa i mbështjell tentakulat rreth kokës së peshkatarit, ndërsa disa prej tyre i ngjiten fort në fytyrë dhe në gojë. Cervantes përpiqet dëshpërimisht ta shkëpusë, por tentakulat dhe thithëset e oktapodit nuk lëshojnë lehtë.

Situata bëhet edhe më dramatike kur një pjesë e tentakulave i mbulon gojën, duke krijuar rrezik që peshkatari të mos mund të marrë frymë normalisht. Në përpjekje për t'u çliruar, ai përdor një shkop bambuje dhe godet oktapodin derisa arrin ta shkëpusë nga fytyra.

Pas betejës së pazakontë, Cervantes arriti të çlirohej dhe, pavarësisht përvojës së frikshme, e hodhi përsëri oktapodin në det.

Vetë peshkatari e përshkroi përvojën si jashtëzakonisht të vështirë, duke thënë se oktapodi ishte shumë i vështirë për t'u kontrolluar dhe se “pothuajse ma shqeu fytyrën”.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë se një kapje e zakonshme gjatë peshkimit mund të shndërrohet brenda pak sekondash në një situatë për jetë a vdekje.