Lajme Zone
'O Sali, nuk e djeg dot më Shqipërinë', Balla publikon videon e demokrates Kuçana: Shikojeni çantën plot me bombula zjarri! (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'O Sali, nuk e djeg dot më Shqipërinë', Balla publikon videon e demokrates Kuçana: Shikojeni çantën plot me bombula zjarri! (VIDEO)

Balla ia faturon drejtpërdrejt Berishës përgjegjësinë për dhunën në protesta, duke publikuar një video ku shihen çantat e personave të shoqëruar nga eksponentja e PD, të mbushura me sende të forta e lëndë plasëse.

Taulant Balla ka akuzuar sërish Sali Berishën se po përdor deputetë e kandidatë për të nxitur dhunë në protestat që po mbajnë kryeqytetin mbërthyer që prej së martës. Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale një video ku shfaqet policia duke ndaluar demokraten Ilirjana Kuçana, e cila ndodhej mes një grupi protestuesish të rinj, në çantat e të cilëve shihen sende të forta dhe lëndë plasëse "O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë! ‘Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri" shkruan Balla në rrjete sociale. LEXO EDHE:Pas marshimit, protestuesit u rikthehen sulmeve, gurë drejt Ministrisë së Arsimit Përmes këtyre pamjeve, Balla ia faturon drejtpërdrejt Berishës përgjegjësinë për dhunën në protesta, duke pretenduar se bombulat e zjarrit janë mbajtur në çantat e personave të lidhur me Partinë Demokratike. Vetë Berisha nuk e ka fshehur, përkundrazi , ka marrë përsipër autorësinë e këtyre protestave dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të vazhdojnë protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise ilirjana kucana taulant balla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.1 / 5 (7 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Rita: 16/10/2026 12:42 I bej thirrje policis, I merrni keta zjarrevenesit e Berishes bashke me ata trimat me maska dhe I izoloni neper shpellat e malesise dhe Vicidolit. Jo ne gjykata sepse gjykatesit jane pjese e rendesishme e grushtit te shtetit dhe I nxjerrin prap. Gjykata, prokuror, Berisha dhe islamiket e Tetoves/Kosoves Jane ne unison. Islamiket e veriut jane aq te trash sa nuk e kuptojne qe Shqiperia eshte e Shqipetarve dhe Jo e Edi Rames vetem. U them mos enderroni kot se Shqiperia nuk do jete kurre islamiste si ju. Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.9% Jo 79.6% Disi 3.5% Vota total: 2148 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?