Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania gjendjen e Spitalit të Durrësit, duke ngritur shqetësime për kushtet në ambientet e këtij institucioni shëndetësor. Në mesazhin e tij, qytetari i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën si “skandaloze”.
Sipas denoncuesit, spitali paraqitet në gjendje të amortizuar dhe pa kushtet e nevojshme për pacientët. Ai ka dërguar edhe pamje nga ambientet e spitalit, për të ilustruar problematikat që pretendon se janë të pranishme.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetari.

