TIRANË- Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi një hetim administrativ pas publikimit të fotove të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-policit Uljan Shpataraku, pas arrestimit pasditen e 26 gushtit ndërsa lëviznin me makinë nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Deri më tani, burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se 2 efektivë të Shqiponjave janë pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet do të vijojnë edhe policë të tjerë. Pas arrestimit të Agasit në zonën e “Pleave në Durrës”, u publikuan disa foto nga momenti i arrestimit. Një prej tyre është fotoja e Agasit me pranga në duar brenda makinës së policisë, sapo iu vendosën prangat. Më pas u publikua edhe një tjetër foto e Agasit brenda ambienteve të Policisë së Tiranës, ku u dërgua për ekzekutimin e masës së sigurisë. LEXO EDHE:Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi sot para GJKKO për vlerësimin e masës! Avokati kërkoi kohë për mbrojtjen, rinis seanca (VIDEO) Nga ambientet e Policisë së Tiranës, u publikua edhe një foto e ish-policit të shpallur në kërkim, Shpatarku, i cili drejtonte mjetin “Audi”, në të cilin ndodhej edhe Ergys Agasi. Ky i fundit ra në pranga pas 8 muajsh arrati, i akuzuar pët 7 vepra të rënda penale në dosjen e abuzimit me tenderët e AKSHI-t. Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: policia e shtetit dosja akshi ergys agasi uljan shpataraku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 28/08/2026 12:58 Nuk ka faj sepse nuk nxirret tjetri ne foto ne profil me gjithe ate hunde pa u konsultuar me pare or teeeejjjjj Përgjigju XXX: 28/08/2026 11:48 Filluan plerat me i mbrojt Agasrat Përgjigju Gazetari: 28/08/2026 11:33 Ato polica nuk duhet te pezullihen nga puna, shume mire ben qe i publikuan fotot! Ne duhet te informohemi cdo moment! Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35.1% Nuk e di 12.8% Vota total: 4330 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

