I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është konfliktuar me një efektiv në ambientet e paraburgimit te "313"-ta.
Sipas gazetares Glidona Daci, ngjarja ka ndodhur më 5 gusht, ku Nuredin Dumani është konfliktuar me një nga efektivët e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Gazetarja thotë se efektivi Rexhep Sina në orën 8:00 ka shkuar për tek i pandehuri tjetër i drejtësisë, Erjon Alibej, por kjo ka nervozuar Nuredin Dumanin, i cili më pas i ka hedhur policit një kovë me ujë.
Efektivi ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës lidhur me incidentin, për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

