Lajme Zone
Nuk u përmbushën afatet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk u përmbushën afatet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës. Burime për gazetaren e Top Channel Marinela Lina, konfirmohet nisja e procedurave të anulimit, teksa pohohet se shkak është bërë mospërmbushja e kontratës për respektimin e afateve për ndërtimin e aeroportit.

Kujtojmë se më herët, pas përplasjes mes kompanive kontraktuese për ndërtimin e aeroportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha ultimatum për përfundimin e punimeve dhe tejkalimin e vonesave, duke paralajmëruar anulimin në rast të kundërt si dhe gjoba drejt kompanive. Top Channel