Lajme Zone
“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, pas publikimit të videove intime me Adrian Hilën, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, pas publikimit të videove intime me Adrian Hilën, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke vijuar të flasë për situatën e krijuar pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila.

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke vijuar të flasë për situatën e krijuar pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila. Këtë herë, artistja ka ndarë një tjetër mesazh të gjatë, ku shpreh pendesën për dhimbjen e shkaktuar, kërkon falje dhe i drejtohet veçanërisht Klaudias, bahskëhsortes së Adrian Hilës, dhe vajzave të tij.

Në reagimin e dytë, Matraku pranon se ka gabuar dhe se duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, ndërsa thekson se nuk mund të ndalë dot lotët dhe dhimbjen që, sipas saj, ka kaluar çdo kufi njerëzor. Ajo shprehet gjithashtu se është përballur me jetën dhe karrierën pa mbështetje dhe se shumë prej fjalëve të saj të mëparshme kanë qenë të ekzagjeruara. “Falje i kërkoj Klaudias dhe vajzave të saj”, këngëtarja reagon pasi i doli video intime me Adrian Hilën: I besova në një moment vulnerabël, por do të…

Pop News Në një pjesë të reagimit të saj, Blerina Matraku shkruan se nuk është “këngëtare e studiove të tëra”, por një artiste që, sipas saj, e ka ndërtuar rrugëtimin përmes vështirësive dhe punës. Ajo i drejtohet më pas Klaudia Hilës dhe vajzave të saj, duke kërkuar falje për dhimbjen që mund t’u ketë shkaktuar.

“Lotët e çdo gruaje, apo vajze, o Zot lotët e çdo fëmije, lotët e nenës time, të Klaudias…”

Matraku shprehet se është penduar për atë që ka thënë dhe se e pranon përgjegjësinë për veprimet e saj. Në fund të mesazhit, ajo thekson se dhimbja që po përjeton tashmë ka kaluar çdo kufi dhe se nuk di më si ta ndalë atë. Reagimi i dytë vjen vetëm pak kohë pas deklaratës së saj të parë, ku artistja kërkoi publikisht që videot intime të mos shpërndahen më dhe apeloi për respekt ndaj privatësisë së saj. Top Channel