Për herë të tretë, Elira Kokona shtyn ankandin për 7940 m² truall publik në Tiranë (50 mijë m² kulla); ndërtuesit kërkojnë 75% të sipërfaqes, shtetit i lënë 25%. E njëjta skemë për 5700 m² troje në Palasë e Dhërmi, ku privati kërkon 75% nga 54 mijë m² ndërtim. Vijojnë pazaret… Të gjithë pazaret nëpërmjet Korporatës së Investimeve për dhurime trojesh, tokash e lejesh për kulla mbi to, për kompanitë përfituese, masën ndarjes së pjesëve dhe datat e ankandeve, i bën kryeministri Edi Rama, ndërsa dokumentet i firmos drejtoresha Elira Kokona.
Kështu po veprohet për sipërfaqen e truallit publik të Fushës së Aviacionit në Tiranë dhe 2 sipërfaqe trojesh të Stacioneve të Policisë në Himarë e Palasë.
Në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të datës 3 gusht 2026, Korporata e Investimeve Shqiptare ka njoftuar shtyrjen përsëri të ankandeve për këto sipërfaqe trojesh, të cilat kryeministri Edi Rama ka vendosur t'i japë për kulla, hotele e resorte, nëpërmjet sipërmarrjes me privatët.
Me Njoftimin Nr. 334/12, datë 31 korrik 2026, drejtoresha Elira Kokona bën të ditur shtyrjen për herë të tretë të ankandit me objekt: "Projektimi dhe zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i objektit multifunksional te zona e ish-Fushës së Aviacionit Tiranë", i cili ishte caktuar më 4 shtator 2026, por do të zhvillohet më 21 shtator. Nuk ka asnjë sqarim për shtyrjen disa herë të ankandit, por flitet se kompanitë private që ka paracaktuar Edi Rama nuk janë të kënaqura me 65% të sipërfaqes së ndërtimit dhe po kërkojnë 75% të sipërfaqes, ndërsa shtetit duan t'i lënë 25% të sipërfaqes së ndërtimit.
Sipas vendimit, Fusha e Aviacionit Tiranë me sipërfaqe trualli 7940 m² do t'i jepet privatit për të ndërtuar kulla me sipërfaqe totale ndërtimi 50 mijë m².
Nga kjo sipërfaqe, 32 mijë e 500 m² do t'i marrë privati, ndërsa 17 mijë e 500 m² do të jenë zyra për Avokatin e Popullit, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Komisionin e Prokurimit Publik.
Mirëpo, shtyrja e ankandit mendohet të jetë dakordësi mes Edi Ramës dhe ndërtuesve që privati të përfitojë 75% të sipërfaqes së ndërtimit, ose 5 mijë m² më tepër, pazar të cilin do ta tregojë ankandi i datës 21 shtator 2026, nëse nuk do të shtyhet përsëri.
E njëjta skemë pazari thuhet se qëndron edhe pas Njoftimit Nr. 347/8, datë 31 korrik 2026 të Korporatës së Investimeve, për ankandin e dhënies me sipërmarrje të trojeve publike për projektin: "Zhvillimi i dy strukturave akomoduese në Palasë e Dhërmi".
Data e zhvillimit të ankandit ishte caktuar në datën 10 shtator, por drejtoresha Elira Kokona, d.m.th., kryeministri Edi Rama, e ka shtyrë për në datën 25 shtator 2026.
Edhe në këtë projekt, qeveria i ka ofruar privatit 5700 m² truall publik në Palasë e Himarë për të ndërtuar 54 mijë e 391 m² sipërfaqe totale, nga të cilat shteti do të marrë 35%, ose 19 mijë e 36 m², për Qendrën Shëndetësore Verore, Policinë e Shtetit, Policinë Kufitare e Shërbimin Zjarrfikës për zonën Palasë-Dhërmi.
Por, siç thuhet, privati nuk është i kënaqur me 65% të sipërfaqes së ndërtimit prej 35 mijë e 354 m² dhe kërkon 75% të sipërfaqes, ose 40 mijë e 793 m².
Të presim dhe të shohim nëse Babloku do t'i pranojë edhe këto dy pazare, sipas sipërfaqeve që kërkojnë ndërtuesit e kullave./Pamfletiankandi i pronës publike fusha e aviacionit elira kokona edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Erion Isufi grabit paratë e startup-eve, skema me punonjësit e tij përmes projekteve fiktive 5 Gusht 2026, 13:3113:31Aktualitet Zjarr në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin me pisha dhe afrohen pranë varrezës së automjeteve 5 Gusht 2026, 12:1212:12Aktualitet Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Pacolli i shpall luftë qeverisë Rama: 320 mln euro investim, do t'ju çoj në arbitrazh 5 Gusht 2026, 09:5409:54Aktualitet Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri 5 Gusht 2026, 09:0109:01Aktualitet Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret 5 Gusht 2026, 08:4708:47Aktualitet “Shqiptarët duhet të bashkohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre…”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik? 5 Gusht 2026, 07:3707:37Aktualitet

