Alban Mësonjësi / Ndërsa Rama e Gogu trumbetojnë mbylljen e Kapitullit 24 për drejtësinë, emërojnë në krye të Ministrisë së Drejtësisë Alban Mësonjësin, bashkëshortin e ish-prokurores Ornela Rrumbullaku, të shkarkuar nga vettingu. Ai ka 4 kompani offshore në 'Panama Papers' dhe është skeduar për pastrim parash e mafie bastesh. Në dorë ka korrespondencën sekrete me SPAK-un, EUROPOL-in, FBI-në dhe DEA-në... Ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe ministri Toni Gogu po trumbetojnë se së shpejti do të mbyllet Kapitulli nr. 24 "Për drejtësinë", kanë emëruar në kupolën e Ministrisë së Drejtësisë një ekzemplar të aktivitetit kriminal në parajsat fiskale, pastrimin e parave dhe mafien e basteve.
Ky është Alban Mësonjësi, i cili u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë më 28 prill 2026, një muaj e gjysmë pasi Toni Gogu filloi detyrën si ministër; emërim që u bë pa garë, me letra figure penale false, në shkelje të rëndë të ligjit dhe kaloi plotësisht në heshtje.
Pavarësisht se kush e ka rekomanduar dhe propozuar formalisht, emërimi i Alban Mësonjësit si titullari nr. 2 i Ministrisë së Drejtësisë dëshmon faktin se Edi Rama nuk po i shkëput lidhjet me eksponentë të botës së krimit, madje i emëron në kupolën e Ministrisë së Drejtësisë, në kulmin e negociatave me BE-në.
Kryeministri Edi Rama ka pasur informacione nga SHISH-i, Anti-mafia, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe nga agjencitë partnere për përfshirjen e Alban Mësonjësit në aktivitete kriminale me kompani offshore dhe fshehje miliona euro në parajsat fiskale, nëpërmjet rrjetit "Panama Papers". Dhe hetimi që komisioni i vettingut i bëri pasurive të bashkëshortes së tij, ish-prokurores Ornela Rrumbullaku, zbuloi se Alban Mësonjësi ushtronte aktivitet krimesh financiare ndërkombëtare me 4 kompani offshore në Shqipëri, Qipro e Panama, të futura në listën e zezë botërore të skandalit "Panama Papers".
Për shkak të aktivitetit të bashkëshortit, prej të cilave kishte siguruar shumë pasuri e llogari bankare të paligjshme në bashkëpunim me eksponentë të krimit, u vërtetua se prokurorja Ornela Rrumbullaku ishte bashkëpunëtore dhe u shkarkua nga të dy shkallët e vettingut.
Provat e përfshirjes së Alban Mësonjësit në rrjet krimesh financiare të parajsave fiskale dhe mafien e basteve janë publikuar nga agjencitë partnere ndërkombëtare e zyrtarisht nga komisioni i vettingut, nga policia Antikrim dhe institucionet e drejtësisë shqiptare.
Por profili i tij kriminal, edhe me bashkëshorten të përjashtuar nga drejtësia si bashkëpunëtore, nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Toni Gogu që, më 28 prill 2026, Alban Mësonjësin ta emëronin Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.
Në këtë detyrë që kërkon Certifikatë Sigurie të nivelit më të lartë, Alban Mësonjësi, si eksponent i botës së krimit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ka në dorë korrespondencën sekrete të ministrit Toni Gogu dhe të drejtorive të Ministrisë së Drejtësisë.
Ka në dorë informacionet që ministri i Drejtësisë shkëmben me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e SHISH-it, Drejtuesin e SPAK-ut, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Interpol-in, EUROJUST-in, FBI-në, DEA-në, EUROPOL-in etj.
Ai ka mbështetjen e Edi Ramës, pasi nuk është rastësi që Alban Mësonjësi ka qenë shef Sektori në Ministrinë e Brendshme, Drejtor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Ministrinë e Turizmit, megjithëse aktiviteti i tij kriminal ishte skeduar nga agjencitë gjurmuese.
Ndërsa pas daljes së emrit të tij në rrjetin kriminal të parajsave fiskale, Edi Rama e emëroi Alban Mësonjësin Drejtor Juridik dhe Drejtor të Pasurive në Bashkinë Vlorë, nga ku e shkarkoi për falsifikim e grabitje të tokave dhe trojeve në qytet e bregdet.
Më pas, Edi Rama e emëroi Anëtar të Këshillit Drejtues të Kadastrës së Përgjithshme dhe në Agjencinë e Importeve; ndërsa 3 muaj më parë e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që mban fjalime për plotësimin e standardeve të drejtësisë./Pamfletialban mësonjësi panama papers sekretar i përgjithshëm i ministrisë së drejtësisë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Genc Mata, CEO i kontrabandës dhe trafikut në Durrës; anëtar i Këshillit Drejtues të Portit Detar me 11 dosje hetimore 4 Gusht 2026, 11:3111:31Anti-Mafia Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv 3 Gusht 2026, 19:2819:28Anti-Mafia Edi Rama i vë kapak koncesioneve "Check-up" dhe Dializës, SPAK e GJKKO lirojnë Ilir Beqjen në 24 orë 2 Gusht 2026, 13:3913:39Anti-Mafia Shkatërrimi me leje i Gjuhadolit: kush kërkon ta murosë historinë e Shkodrës? 1 Gusht 2026, 13:3813:38Anti-Mafia Afera me armët: 700 milionë Euro kontrata me izraelitët kontraversë Ron Yeffet e Michael Federmann 31 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Rama vulos pazarin me turqit, “Osmani” merr 88.5 hektarë tokë në Vlorë për 1 euro 30 Korrik 2026, 22:4222:42Anti-Mafia

