Prej 9 muajsh, banorët e Patos-Marinzës nuk kanë marrë pagesat për qiranë e tokës nga gjigandi i naftës “Bankers Petroleum”. Këtë të martë banorë të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë mbajtën sërish një protestë. Ndryshe nga dy protestat e mëparshme që u mbajtën në zyrat qendrore në Fier, këtë herë banorët u zhvendosën pranë zyrave ku ‘Bankers Petroleum’ zhvillon aktivitetin e tij. LEXO edhe...Përfshihet nga zjarri një banesë në Levan të Fierit, flakët shkrumbojnë totalisht objektin (VIDEO) Ata kanë kërkuar njëzëri që kontratat të mos ndryshojnë duke u ulur vleren e pagesës pasi në të kundërt do te përshkallëzojnë protestën e tyre. “Do të përshkallëzojmë protestën, do të bllokojmë rrugën”, tha një banor. "Kemi patur takime edhe me deputetë të zonës, por nuk ka dhënë zgjidhje. Do t’i bllokojmë aktivitetin", tha një tjetër. “Paga e nje kinezi është baraz sa 10 qira të tokave të banorëve” thonë ata. Banorët pohojnë gjithashtu se protestat e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë negociatë dhe shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre. Xh.K/ReportTv.al Bankers Petroleum Fier patos marinze Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.2% Nuk e di 6.3% Vota total: 1418 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

