Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për magjistratët dhe financimin e sistemit të drejtësisë, duke komentuar një deklaratë të një gjyqtari mbi buxhetin e gjyqësorit. Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet deklarata e bërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi: “Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”.
Duke iu referuar kësaj deklarate, kryeministri shkruan: “E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”. E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…
— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2026 Ndërkohë, Rama bëri dhe tre reagime të tjera këtë të diel sa i përket pagës së gjyqtarëve. Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, reagon sërish Rama: Gjykatësi fillestar në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegët në Greqi
Politikë “Sot marrin 280% më shumë se administrata”/ Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Është gati 2 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit
Politikë “Vetë Zot, vetë shkop”/ Pagat e magjistratëve, Rama: Të gjithë të respektojnë Kushtetutën, askush nuk mund të kërcënojë askënd
Politikë Top Channel

