Lajme Zone
“Nuk po bëj gjë” – Efektivi i Operacionales dhunon brutalisht të riun te Parku Rinia (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb

“Nuk po bëj gjë” – Efektivi i Operacionales dhunon brutalisht të riun te Parku Rinia (VIDEO)

Një tjetër rast flagrant i dhunës dhe tejkalimit të kompetencave nga forcat e rendit është regjistruar sot, në ditën e shtatë të protestës masive në kryeqytet.

Një tjetër rast flagrant i dhunës dhe tejkalimit të kompetencave nga forcat e rendit është regjistruar sot, në ditën e shtatë të protestës masive në kryeqytet. Në zonën e Parkut Rinia, një efektiv i forcave operacionale është filmuar teksa ushtron dhunë të ashpër fizike ndaj një të riu. Siç shihet nga pamjet e kapura nga dëshmitarët në vendngjarje, i riu dëgjohet t’i drejtohet efektivit me thirrjet “Nuk po bëj gjë!”, ndërsa mbrohet pa shfaqur asnjë shenjë agresiviteti. Pavarësisht thirrjeve të tij, efektivi i policisë ka vijuar ta godasë brutalisht, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe indinjatë te qytetarët që ndodheshin pranë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb