Në ditën e 21-të të protestës, studentë dhe gjimnazistë vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Edhe në shesh janë grumbulluar të rinj, mes të cilëve bie në sy pjesëmarrja e madhe e vajzave. Revolta studentore në kryeqytet vijon edhe në ditën e saj të 21-të, ndërsa studentë dhe gjimnazistë kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.
Të rinjtë vijojnë protestën me thirrje për bojkotimin e mësimit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ashtu si në ditët e mëparshme, ata synojnë të grumbullohen përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë, grupe studentësh janë mbledhur edhe në shesh, ku bie në sy pjesëmarrja e një numri të madh vajzash. Marshimi ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit.
Prej ditësh, studentët kanë bojkotuar mësimin në auditore dhe kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për dialog, duke këmbëngulur në vijimin e protestave.
Gjatë ditës së sotme, studentë të Universitetit Politeknik janë drejtuar fillimisht te Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku kanë hyrë nëpër salla me thirrjet “Bojkotoni mësimin!”, duke u kërkuar studentëve të tjerë t'i bashkohen protestës. Dita e 21-të e protestës/ Studentët hyjnë në Universitetin e Arteve, bëjnë thirrje për bojkot të mësimit: Bashkohuni me ne! 2 Nëntor, 11:54 Më pas, marshimi ka vijuar drejt Fakultetit të Ekonomisë, Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit të Drejtësisë, me synimin për të zgjeruar pjesëmarrjen në bojkot. Gjithashtu, marshimit po i bashkohen studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës, duke zgjeruar pjesëmarrjen në protestën që vijon drejt Ministrisë së Arsimit.
Protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistë, ndërsa pas tri javësh mobilizimi, të rinjtë vijojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dita e 21-të e protestës/ Studentët hyjnë në Universitetin e Arteve, bëjnë thirrje për bojkot të mësimit: Bashkohuni me ne! 2 Nëntor 2026, 11:5111:51Aktualitet Bota akademike në zi, ndahet nga jeta ish-dekani i Fakultetit Ekonomik, Sulo Hadëri 2 Nëntor 2026, 11:3311:33Aktualitet Vlora Hyseni kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot kërkesën e ish-kreut të SHISH-it 2 Nëntor 2026, 11:1511:15Aktualitet Grabitet me armë zjarri Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit, autori i maskuar largohet nga vendngjarja 2 Nëntor 2026, 10:5310:53Aktualitet Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja shqyrton kërkesën më 2 dhjetor 2 Nëntor 2026, 10:4810:48Aktualitet “Smart City”, kamerat në shkolla u shoqëruan me narrativa për kontrollin e fëmijëve nga rrjetet kriminale 2 Nëntor 2026, 10:3610:36Aktualitet

