Lajme Zone
"Nuk ndalemi deri në ndryshimin e sistemit", qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

"Nuk ndalemi deri në ndryshimin e sistemit", qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët marshojnë duke brohoritur "Rama ik", "Rama burg", "Berisha në burg", "Revolucion", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria është e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", "Populli kërkon dinjitet, drejtësi" dhe "Këtu deri në dorëzimin e Ramës".

Nis marshimi Me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, largimin e Sali Berishës dhe ndryshim rrënjësor të sistemit politik, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke deklaruar se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre. Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit e ditës së 39-të të tubimit kundër qeverisë kanë nisur marshimin në akset kryesore të Tiranës, ndërsa në përfundim pritet të rikthehen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku do të mbyllin protestën.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët marshojnë duke brohoritur "Rama ik", "Rama burg", "Berisha në burg", "Revolucion", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria është e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", "Populli kërkon dinjitet, drejtësi" dhe "Këtu deri në dorëzimin e Ramës".

Edhe këtë mbrëmje, protestuesit ritheksuan kërkesat që i cilësojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, reformimin e sistemit politik dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tyre, favorizojnë interesat klienteliste.

Në podium morën fjalën qytetarë të moshave të ndryshme- burra, gra, të moshuar, të rinj dhe fëmijë, të cilët ndanë shqetësimet e tyre dhe kërkuan ndryshim rrënjësor të sistemit politik.

Ndryshe nga protestat tradicionale, pjesëmarrësit në këtë tubim nuk kërkojnë vetëm largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha e të gjithë klasës së vjetër politike. Sipas protestuesve, Shqipërisë i nevojitet një model i ri qeverisjeje dhe një shkëputje përfundimtare nga politika që, sipas tyre, ka dominuar vendin prej dekadash.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. marshim proteste screenshot 17 gk 1 Komente P Pak nga te gjitha 9 Korrik 2026, 11:58 Çfarë sistemi kerkojnë kapitalist shtetror kapitalist monopolist shtetror dhe diktaturë apo kte së është kapitalist liberal demokratik se sisteme te tjera s’ka Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Libri "The Albanian Files" mund të fsë Ramën? Ilir Kulla zbulon çfarë pritet të bëjë SPAK 8 Korrik 2026, 21:2021:20Aktualitet Rreth 7 vite pas tërmetit, familja me 3 fëmijë jeton në “kotecin e pulave”; shtëpia e re mbeti vetëm premtim 8 Korrik 2026, 21:1121:11Aktualitet "Le ta shijojnë patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë", protestuesi: Koncerti i Kanye West është një kurth 8 Korrik 2026, 21:0821:08Aktualitet "Rama, jep dorëheqjen!", nxënësi emocionon para Kryeministrisë: Një minutë heshtje për Martin Canin 8 Korrik 2026, 20:5020:50Aktualitet Ilir Kulla: Fundi politik i Edi Ramës do të vijë nga SPAK-u 8 Korrik 2026, 20:4820:48Aktualitet Pse u ndaluan në kufi deputetët nga Maqedonia e Veriut? Karamuço jep detaje: Ishin në monitorim 8 Korrik 2026, 20:4020:40Aktualitet