Lajme Zone
“Nuk më shantazhon askush”/ Klodiana Lala paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Vlora Hysenit
PolitikëPolitiko

“Nuk më shantazhon askush”/ Klodiana Lala paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Vlora Hysenit

Teksa i drejtohej dyerve të Gjykatës së Posaçme, ku do të mbahej seanca për masën e saj të sigurisë, ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, lëshoi një akuzë të fortë dhe shantazh kundrejt gazetares së News24, Klodiana Lala. “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”, ishte akuza shantazhuese që Hyseni hodhi ndaj Lalës. Gazetarja ka reaguar lidhur me këtë akuzë të ish-sh

Teksa i drejtohej dyerve të Gjykatës së Posaçme, ku do të mbahej seanca për masën e saj të sigurisë, ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, lëshoi një akuzë të fortë dhe shantazh kundrejt gazetares së News24, Klodiana Lala. “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”, ishte akuza shantazhuese që Hyseni hodhi ndaj Lalës.

Gazetarja ka reaguar lidhur me këtë akuzë të ish-shefes së SHISH duke i cilësuar deklarata të pabaza me tendencë për të frikësuar gazetarët.

“Përbuz me neveri çdo akuzë. Mu duk si përpjekje e dëshpëruar e zonjës për të më kërcënuar për shkak të detyrës që unë bëj, por që nuk ia doli dot mbanë sepse unë dhe News24 kemi dëshmuar se edhe në momente të vështira raportojmë me profesionalizëm, paanësi dhe integritet. Zonja duhet të kërkojë falje publike, është në nderin e saj, në nderin e institucionit që ka drejtuar dhe në nderin e një gruaja qe nëse edhe mund të rrisë fëmijë”, tha Lala.

Gazetarja u shpreh se shantazhi i Vlora Hysenit nuk do ta tërheqë atë nga raportimi i dosjeve të nxehta, duke paralajmëruar kallëzim në SPAK për akuzën që bëri ish-shefja e SHISH.

“Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson aspak sepse jo Vlora Hyseni, por askush nuk më kërcënon dhe nuk më shantazhon në detyrën time dhe këtë e kam dëshmuar në më shumë se 23 vite punë edhe kur mbi familjen time, mbi vajzat e mia janë qëlluar plumba dhe kanë vënë në rrezik jetën e tyre. Do të vazhdoj të merrem me dosjen dhe aferat e zonjës Hyseni.

Kam folur me avokatin Dorjan Matlija për të bërë gati materialin dhe për t’ia dërguar SPAK-ut. Askush nuk mund të më njollosë emrin. Zonjën nuk e nxjerr dot unë nga gjirizi ku është futur, hesapet i ka me drejtësinë dhe jo me median”, tha Lala. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm