Vlora Hyseni Pas marrjes në pyetje për rreth 2 orë e gjysmë, Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka konfirmuar masën e “arrestit në shtëpi” për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Ajo nuk dha asnjë koment pas daljes nga SPAK. GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve të SPAK. Hyseni u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku për rreth 2 orë e gjysmë u mor në pyetje.
Mësohet se gjatë seancës, Vlora Hyseni nuk ka bërë deklarime para gjykatës, ndërsa ka qenë avokati i saj ai që ka paraqitur qëndrimin e mbrojtjes dhe ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie.
Në momentin e daljes nga gjykata, Hyseni nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me hetimet dhe akuzat ndaj saj. Ndryshe nga kur hyri në GJKKO, ku u kap me gazetaren Klodiana Lala. Video/ “Pse i shpërndanit materiale të klasifikuara Agasit”, Vlora Hyseni i nxjerr inatin Klodiana Lalës: Si kalon ti në takime me agjentët serbë
24 Shtator, 12:14 Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH në makinën e Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t, të cilat dyshon se ia ka vënë në dispozicion Hyseni.
Kjo e fundit ishte pyetur më 18 shtator nga SPAK, si person në dijeni për lidhjet me biznesmenin, por ka pretenduar se komunikimet mes tyre ishin në kuadër të bashkëpunimit të tij si informator i SHISH.
Në komunikimet e zbuluara nga SPAK, gjenden mbi 500 komunikime mes Hysenit dhe Agasit, ku sipas Prokurorisë, biznesmeni diktonte dhe merrte informacionin që i duhej, informohej për takime sensitive, si dhe shkëmbenin foto e video.
Ndërkohë, më herët GJKKO la në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë. vlora hyseni gjkko 1 Komente Z Zanafilla e banalitetit kriminal 24 Shtator 2026, 14:50 Edi Rama ka zbuluar formulën ideale të pushtetit modern: të jesh përgjegjës për gjithçka që shkon mirë dhe të mos kesh dijeni për asgjë që shkon keq. Është një talent që, duhet pranuar, kërkon praktikë. Kur një ministër inauguron, firmos, vendos dhe shpërndan lavdi, ai është pjesë e qeverisë së Ramës. Kur i njëjti ministër përfn nën hetim, në gjykatë apo përballet me një vendim të drejtësisë, papritur zbulojmë një të vërtetë të re kushtetuese: ministri është person fizik. Kryeministri nuk ka lidhje. Përgjegjësia është personale.Natyrisht që përgjegjësia penale është personale. Këtë nuk e vendos kryeministri, por drejtësia. Por pyetja që i bëhet Ramës nuk është pse duhet të dënohet për veprimet e një ministri. Pyetja është: Kush e zgjodhi ministrin? Kush e emëroi? Kush e promovoi? Kush e mbajti në pushtet? Kush i dha në dorë tenderët, koncesionet, buxhetet dhe firmat? Dhe këtu fillon pjesa më interesante e përrallës. Rama nuk dinte. Nuk dinte për Tahirin. Nuk dinte për Kokën. Nuk dinte për Ahmetajn, Ballukun.Nuk dinte për Gys Agasin, Karçanajn, V.Hysenin, për aferat, për abuzimet, për konfliktet, për tenderët. Dhe në çdo rast, përgjigjja është e njëjtë: “Unë nuk kam pasur dijeni.” Kryeministri i një shteti që, sipas kësaj logjike, është i fundit që merr vesh çfarë ndodh në qeverinë e tij. Një lloj Sherlock Holmes-i për sukseset dhe Mister Bean-i për skandalet. Por le ta marrim seriozisht për një çast këtë version. Le të supozojmë se Rama vërtet nuk dinte. Atëherë kemi një lajm edhe më të keq: ai nuk është përgjegjës për korrupsionin e vartësve të tij, por është përgjegjës për faktin që nuk ka ditur çfarë bënin njerëzit që vetë i kishte zgjedhur. Dhe kjo quhet dështim qeverisjeje. Sepse nuk mund të thuash: “Unë i zgjedh njerëzit, por nuk përgjigjem për zgjedhjet e mia.” Nuk mund të marrësh meritën për çdo sukses të qeverisë dhe të kërkosh amnisti morale për çdo dështim të saj. Nuk mund të jesh babai i sukseseve dhe jetimi i skandaleve. Kjo është pjesa më groteske. Kur gjithçka shkon mirë, pushteti është i centralizuar. Kur gjithçka shkon keq, përgjegjësia bëhet personale. Ministri përgjigjet për ministrinë.Drejtori për drejtorinë. Sekretari për firmën. Këshilltari për këshillën. Dhe në majë të piramidës qëndron kryeministri, i cili, çuditërisht, nuk ka parë, nuk ka dëgjuar dhe nuk ka ditur. Një qeveri e tërë me sy, veshë dhe firma , por vetëm kryeministri pa sy e veshë. Këtu banaliteti pushon së qeni humor. Sepse kur skandali përsëritet, ai nuk është më aksident. Kur bëhet seri, duhet të kërkosh sistemin. Kur “nuk dija” bëhet përgjigje standarde, atëherë nuk ke më thjesht një problem me vartësit. Ke një problem me kulturën e pushtetit. Dhe “muti është bërë mullar”. Por nga maja e mullarëve dëgjon ende të njëjtën përgjigje: “Përgjegjësia është personale.” Po. Personale është përgjegjësia penale. Por kur ti zgjedh njerëzit, u jep pushtetin dhe i mban aty, përgjegjësia politike për zgjedhjen e tyre nuk mund të jetë personale e tyre. Është edhe e jotja. Përndryshe, kemi shpikur modelin më komod të qeverisjes: kryeministri emëron, vartësi firmos, drejtësia heton dhe Rama habitet. Kjo nuk është thjesht banalitet. Kjo është zanafilla e banalitetit kriminal: jo vetëm te njerëzit që mund të kenë abuzuar me pushtetin, por te një sistem politik që kërkon gjithë pushtetin për vete dhe, kur vjen fatura, kërkon të mos ketë asnjë përgjegjësi. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në tokat bujqësore në Lushnjë, flakët përhapen me shpejtësi në zonë 24 Shtator 2026, 14:2614:26Aktualitet Vlora Hyseni e akuzoi publikisht për takime me agjentët serbë, reagon Klodiana Lala: Sulm vulgar! 24 Shtator 2026, 13:3213:32Aktualitet Incident në protestën para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat 24 Shtator 2026, 12:3212:32Aktualitet Video/ “Pse i shpërndanit materiale të klasifikuara Agasit”, Vlora Hyseni i nxjerr inatin Klodiana Lalës: Si kalon ti në takime me agjentët serbë 24 Shtator 2026, 12:0712:07Aktualitet Nxori sekretet shtetërore, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO e shoqëruar me policë 24 Shtator 2026, 11:5311:53Aktualitet Arresti për Vlora Hysenin, Spartak Ngjela: Është cenuar siguria kombëtare, kryeministri duhet të japë dorëheqjen 24 Shtator 2026, 11:5011:50Aktualitet

