Lajme Zone
Nuk kanë fund bëmat e Eni Vasilit, 70 mln lekë që shqiptarët të mësojnë si të bëjnë byrek e të gatuajnë fasule
PolitikëPamfleti

Nuk kanë fund bëmat e Eni Vasilit, 70 mln lekë që shqiptarët të mësojnë si të bëjnë byrek e të gatuajnë fasule

Denoncimi i radhës vjen nga gazetari Elton Tozaj, i cili ka publikuar një vendim që, sipas tij, parashikon shpenzimin e 70 milionë lekëve për realizimin e një emisioni gatimi në televizionin publik.

Eni Vasili Edhe pse ankohej në Kuvend se RTSH nuk kishte fonde dhe kërkonte më shumë para, drejtoresha Eni Vasili tashmë përballet me akuza për mënyrën e shpenzimit të parave të shqiptarëve. Gazetari Elton Tozaj ka publikuar një vendim që, sipas tij, parashikon 70 milionë lekë për një emision gatimi. Nuk kanë fund skandalet e drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili. Edhe pse ankohej në Kuvend se RTSH nuk kishte fonde dhe donte më shumë para, duket se tani ka filluar të ndjekë skemat e paraardhësve të saj, duke bërë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve.

Denoncimi i radhës vjen nga gazetari Elton Tozaj, i cili ka publikuar një vendim që, sipas tij, parashikon shpenzimin e 70 milionë lekëve për realizimin e një emisioni gatimi në televizionin publik.

Tozaj ngre pikëpyetje mbi përdorimin e fondeve të RTSH-së, duke kritikuar shumën e parashikuar për një format televiziv që do t'u mësojë qytetarëve receta gatimi.

“Do, do ju publikoj një fakt shumë interesant si Eni Vasili, drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar, shpenzon taksat tona. 70 milionë lekë për të mësuar si të gatuajmë fasule, si të gatuajmë byrek apo si të skuqim patate apo si të pjekim mish, apo si të bëjmë qoftë edhe dy vezë të skuqura. Kaq paguhen nga taksat tona, me një vendim i marrë me katër vota kundra, katër vota pro, dhe tre të tjerë që nuk kanë qenë fare aty. Domethënë, ti heq 70 milionë lekë, nga buxheti i shtetit, që është taksat e shqiptarëve, për të mësuar shqiptarët si të gatuash fasule”, shprehet gazetari. Sipas denoncimit të Tozajt, vendimi është marrë në Këshillin Drejtues të RTSH-së, me katër vota pro, katër kundër dhe tre anëtarë që nuk kanë qenë të pranishëm. Kjo mënyrë votimi ngre pikëpyetje edhe për procedurën e miratimit të shpenzimit.

"Pamfleti" denoncoi në fillim të shtatorit se si Eni Vasili, firmosi dhe vulosi një kërkesë për shtim fondi financiar, si emergjencë për funksionimin me cilësi dhe larmishmëri programesh televizive. Eni Vasili, 86 milionë lekë për ribrandimin e RTSH-së; denoncimi për garën e tërhequr dhe ndërhyrja e Enola Bejkos në favor të “Stema.al”

23 Shtator, 13:17 Me Shkresë Nr. 1679/12, datë 26 gusht 2026, Eni Vasili i është drejtuar formalisht Këshillit Mbikëqyrës të Radio-Televizionit Shqiptar, për të miratuar kërkesën drejtuar qeverisë, lidhur me programin buxhetor afatmesëm 2027-2029.

Më datë 31 gusht 2026, Këshilli Mbikëqyrës me Vendim Nr. 40 ka miratuar projektin e saj, për t'i kërkuar qeverisë shtesë fondi gjatë 3 viteve të ardhshme.

Konkretisht, për vitin 2027 kërkohet të shtohet me 5.3 miliardë lekë të vjetra fondi i financimit buxhetor të Radio-Televizionit Shqiptar. Pra duket se paratë do të shkojnë për të mësuar se si bëhen fasulet. Dokumenti/ Drejtoresha Eni Vasili i kërkon qeverisë nga plazhi, 19.5 milionë euro shtesë fondi për RTSH-në 1 Shtator, 11:40 eni vasili byrrek fasule 1 Komente A Asnjanse 24 Tetor 2026, 17:44 Sa keq me vjen per popullin shqiptar i cili shkon simbas maskarenjvet dhe hajduteve shqiptar, e gjith revolta esht sepse..... ti Edi Rama ke vjedh...... Dhe ne si te rinj qe jemi esht rradha e jon qe te vjedhim popullin ti.... boll volle tani esht rradha e jon me vjedh ....... ky esht per fatkeqesisht diplomatia shqiptare ky esht korrupsioni .....shqiptari te shet gjat dites dhe naten te ka bo hatan Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tetë të lënduar nga përplasjet në protestë, mes tyre dy gazetarë dhe një deputet 24 Tetor 2026, 17:1817:18Aktualitet Përplasje me policinë, një vajzë ndihet keq në bulevard, ndërhyn ambulanca 24 Tetor 2026, 17:0617:06Aktualitet Tensione të forta në sheshin “Skënderbej”/ Policia hedh sasi të mëdha gazi, protestuesit me shkopinj druri në duar 24 Tetor 2026, 17:0017:00Aktualitet Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës dhe molotovë 24 Tetor 2026, 16:4916:49Aktualitet Vijojnë përplasjet me policinë, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë 24 Tetor 2026, 16:3216:32Aktualitet Rikthehen tensionet në bulevard, Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion 24 Tetor 2026, 16:3116:31Aktualitet