Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video dhe një apel për ndihmë për një familje që, sipas tij, jeton në kushte shumë të vështira ekonomike në Babicë të Madhe, Vlorë.
Qytetari shprehet se familja përbëhet nga 9 anëtarë, kryefamiljari, bashkëshortja dhe 7 fëmijë, ku më i madhi prej tyre është 16 vjeç.
Sipas denoncimit, familja nuk ka energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm, ndërsa kushtet e jetesës janë shumë të vështira.
Në komunikimin me redaksinë, qytetari shprehet:
“Unë vetë e kam parë dhe jeton në Babicë të Madhe, Vlorë. Bën apel për ndihmë, është vërtet në gjendje shumë të keqe ekonomike. Ushqime, sikur t’i çojnë, do bëhej mirë.”
Ai shpjegon se ka tentuar të sigurojë një kontakt të familjes, por nuk ka arritur ta marrë.
“Nuk ka numër kontakti, ndodhet mbi spital të Vlorës. Është e thjeshtë për ta gjetur.”
Sipas qytetarit, familja ka nevojë urgjente për ndihmë:
“Nuk ka as drita, as ujë.”
Ai shton se arsyeja pse vendosi ta dërgojë videon ishte gjendja e fëmijëve:
“Keq më erdhi për fëmijët, ndaj jua nisa videon.”
Sipas tij, familja ka 7 fëmijë, ndërsa më i madhi është 16 vjeç. Gjithashtu ai pretendon se bashkëshortja e kryefamiljarit ka probleme të shëndetit mendor.
Redaksia e JOQ Albania publikon apelin e qytetarit me qëllim ndërgjegjësimin dhe nxitjen e ndihmës për familjen. Për shkak se familja nuk disponon një numër publik kontakti, personat që dëshirojnë të kontribuojnë mund të drejtohen përmes strukturave sociale vendore ose autoriteteve lokale për identifikimin e saj. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

