Lajme Zone
Nuk ka zëvendësues për mbajtjen e përgjegjësisë politike
PolitikëCNA

Nuk ka zëvendësues për mbajtjen e përgjegjësisë politike

Menjëherë pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, Kuvendi u mblodh në sallën e katit të katërt të selisë në Bulevard. Forcat e policisë kishin filluar të rigrupoheshin, pasi ekzekutorët e grushtit të shtetit e kishin kuptuar se kishin dështuar. Në atë situatë, Kryeministri kërkoi të nxirreshin forcat komando për të ruajtur institucionet qendrore. Kishte mjaft arsye për t'i mbrojtur instituci

Menjëherë pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, Kuvendi u mblodh në sallën e katit të katërt të selisë në Bulevard. Forcat e policisë kishin filluar të rigrupoheshin, pasi ekzekutorët e grushtit të shtetit e kishin kuptuar se kishin dështuar.

Në atë situatë, Kryeministri kërkoi të nxirreshin forcat komando për të ruajtur institucionet qendrore. Kishte mjaft arsye për t'i mbrojtur institucionet, por komandot nuk janë përgatitur për të bërë detyra policore; ato janë përgatitur për misione luftarake, ofensive dhe defensive.

Unë atë ditë votova kundër. Pandeli Majko po ashtu. Si deputet i ri në atë kohë, i qëndrova parimit që forca e krenarisë së ushtrisë së Shqipërisë nuk duhej të dilte jashtë funksionit të saj, sado që policia dhe garda kishin dështuar. Por përgjegjësia për dështimin e tyre ishte politike, qartësisht në kreun e qeverisë, dhe nuk mund të tejkalohej duke shpërdoruar komandot.

Pak ditë pasi komandot kishin zbritur në perimetrin e institucioneve qendrore, një qytetare, e cila po shkonte në punën e vet, u godit nga një plumb rikoshet. Ushtarit komando, siç duket, i shkrepi arma në mënyrë jo të vullnetshme. Fatos Nano, nga dritarja e zyrës në Kryeministri, dëgjoi krismën dhe pa vijimin e saj. Atë moment ai dha dorëheqjen nga detyra, duke marrë edhe përgjegjësinë e dështimit të tij në konsolidimin e shtetit.

Mu kujtua kjo ngjarje kur pashë forcat RENEA të nxirren për të kryer funksione policimi. Kam dëgjuar edhe disa gjithëditës të thonë të nxirret ushtria për të luftuar me protestuesit. Sigurisht që kjo nuk funksionon. Thjesht mundet të shtyjë atë që është nisur për të ndodhur.

Nuk ka zëvendësues për mbajtjen e përgjegjësisë politike. As përfshirja e RENEA-s, as përfshirja e forcave komando apo e ushtrisë, nuk mund të zëvendësojë mbajtjen e përgjegjësive politike dhe aktivizimin e mjeteve politike për të zgjidhur krizat!

Sa më parë, aq më mirë! Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.