Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk ka aplikuar në asnjërin prej dy programeve të banimit që Ministria po zhvillon në bashkëpunim me komunat.Sipas saj, disa banorë të kryeqytetit që jetojnë në kushte të vështira i janë drejtuar drejtpërdrejt Ministrisë për ndihmë. “Në të dyja rastet, nuk ka pasë asnjëherë aplikim prej Komunës së Prishtinës”, tha Pacolli-Dalipi në “Përballje Podcast” në Telegrafi, e pyetur për bashkëpunimin me kryeqytetin në fushën e banimit social. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)Ministrja shpjegoi se programi për Banim të Përballueshëm dhe Social parasheh ndërtimin e blloqeve të banimit. Ndër përfituesit e synuar, sipas saj, janë çiftet e reja dhe punonjësit e sektorit publik. Ajo tha se qasja në banim më të përballueshëm mund të ndihmojë edhe në mbajtjen e punonjësve të kualifikuar në institucionet publike. - YouTube www.youtube.com Sipas Pacolli-Dalipit, punimet në Pejë dhe Istog kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa projekti po vazhdon edhe në Podujevë.Programi për Banim Social Adekuat, ndërkaq, u drejtohet familjeve me të ardhura të ulëta që kanë nevojë t’i përmirësojnë kushtet e banimit. Pacolli-Dalipi tha se mbështetja përfshin rindërtimin ose rinovimin e banesave ekzistuese dhe se Komuna e Prishtinës mund të kishte aplikuar për t’i ndihmuar familjet që i janë drejtuar Ministrisë.Komuna e Prishtinës, në një vendim të publikuar më 22 prill 2026, miratoi themelimin e njësisë për zbatimin e projektit të Banimit Social Adekuat. Në vendim, Komuna i referohet një memorandumi të nënshkruar me Ministrinë në dhjetor 2024. Pacolli-Dalipi nuk sqaroi në intervistë se çfarë hapash janë ndërmarrë pas nënshkrimit të memorandumit. /Telegrafi/

