Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’”/ Aktivisti Ditan Goxhaj tregon pse nuk përshkallëzohen protestat: Ata që kanë policinë…


Aktivisti Dritan Goxhaj ka folur nga protesta qytetare, në ditën e 120-të të tubimeve, duke deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre dhe se nuk do të përdorin dhunën.

Aktivisti Dritan Goxhaj ka folur nga protesta qytetare, në ditën e 120-të të tubimeve, duke deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre dhe se nuk do të përdorin dhunën. Goxhaj tha se synimi i protestuesve është një Shqipëri që, sipas tij, të jetë e çliruar nga korrupsioni dhe nepotizmi, ndërsa kritikoi funksionimin e institucioneve dhe sistemit shëndetësor. “Duam një Shqipëri të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi, ku asnjë qeveritar nuk rri më shumë në karrige se presidenti, ku drejtorët e policisë nuk bëjnë argatin e krimit, ku shëndetësia nuk të lë të vdesësh e më pas të bësh analizat”, deklaroi ai. Aktivisti u shpreh se ndryshimi, sipas tij, nuk mund të arrihet përmes dhunës, duke theksuar se protestuesit do të vijojnë qëndrimin e tyre pa përshkallëzim. Duke shpjeguar arsyen pse protestuesit nuk kanë përshkallëzuar protestën, ai deklaroi se përdorimi i dhunës do t’i shërbente pushtetit. Goxhaj tha se lodhja është pjesë e asaj që ai e cilësoi si “çmimi i lirisë”, duke u bërë thirrje protestuesve të vijojnë qëndresën.

“Jemi këtu jo sepse nuk jemi lodhur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër, por besojmë në këtë Shqipëri”, përfi Dritan Goxhaj.

Ditan Goxhaj: Duam një Shqipëri të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi ku asnjë qeveritar nuk rri më shumë në karrige se presidenti, ku drejtorët e policisë nuk bëjnë argatin e krimit, ku shëndetësia nuk të lë të vdesësh e më pas të bësh analizat.

Këtë Shqipëri nuk e ndërtojmë dot duke sharë e duke shitur. Paqja nuk është dobësi por forca më e madhe që ka ky popull.

Duhet të vazhdojmë protestën sepse nuk ka kthim pas. Pushteti nuk largohet se ne jemi lodhur. Nuk përshkallëzojmë e përdorim dhunë sepse ajo është në favor të pushtetit, ata kanë policinë.

Nuk duhet të lodhemi sepse lodhja është çmimi I lirisë dhe ne duhet të jemi të gatshëm ta paguajmë. Kjo është një protestë për ata që nuk lodhen dhe kanë zemër. Kjo zemër ka rrahur për 120 ditë. Jemi këtu jo sepse nuk jemi lodhur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër por besojmë në këtë Shqipëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb