Lajme Zone
Pse është trembur Edi Rama?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pse është trembur Edi Rama?

Nga deklarata e gjatë, edhe pse e regjistruar dhe kush e di pas sa provash në prapaskenë, u duk qartë nervozizmi i Ramës lidhur me skandalin e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, të cilën e ngjiti atje me duart e tij, pavarësisht pretendimeve të kryeministrit sot se ajo e arriti atë post falë punës dhe meritës së saj.

Edi Rama Duke parë se dy aktorët kryesorë të përfshirë në këtë dosje janë ish-kreu i SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe koordinatori i krimit, Ergys Agasi, me rregull treshi, Rama shfaqet diku në ato ujëra... 34 minuta fjalim, i mbushur me shfajësime, “larje duarsh”, akuza dhe shumëçka tjetër rreth çështjes së “SHISH”-it. Kjo ishte panorama e deklaratës së shumëpritur të Ramës në Aeroportin e Rinasit.

Nga deklarata e gjatë, edhe pse e regjistruar dhe kush e di pas sa provash në prapaskenë, u duk qartë nervozizmi i Ramës lidhur me skandalin e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, të cilën e ngjiti atje me duart e tij, pavarësisht pretendimeve të kryeministrit sot se ajo e arriti atë post falë punës dhe meritës së saj.

I frikësuar se mimika dhe nervat mund ta tradhtonin gjatë deklaratës së tij, Rama zgjodhi ta bënte atë jo “live” dhe pa praninë e gazetarëve, duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi atë se çfarë përmban dosja e “SHISH”-it.

Duke parë se dy aktorët kryesorë të përfshirë në këtë dosje janë ish-kreu i SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe koordinatori i krimit, Ergys Agasi, me rregull treshi, Rama shfaqet diku në ato ujëra.

Thënë ndryshe, nervozizmi dhe sikleti i Ramës lidhur me këtë çështje ngrenë dyshime se emri i tij mund të dalë në mesazhet e kapura mes Agasit dhe Hysenit. Duke pasur lidhje si me Vlora Hysenin, ashtu edhe me Agasin, Rama duket se ka frikë se mos shfaqet në bisedat e tyre dhe ato më pas bëhen publike e dalin në media, siç ka ndodhur me dosje të mëparshme.

Mbase për këtë arsye, kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, akuzoi SPAK-un për zbulimin e sekretit hetimor, si dhe për përdorimin e mediave për shpërndarjen e tij.

Por 34 minutat e Ramës, në vend që të shuanin pikëpyetjet, duket se prodhuan të tjera. Sepse në një çështje ku përfshihet ish-drejtuesja e institucionit më të rëndësishëm të inteligjencës në vend, nuk mjafton të flasësh gjatë për të bindur publikun se nuk ke asgjë për të fshehur./Pamfletirama vlora hyseni ergys agasi 1 Komente F Feti Dema 27 Shtator 2026, 21:57 Arrestimi dhe ekstradimi i trafikantëve të drogës nga Turqia - Brazili - Rusia , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo vetëm , është tregues që bashkëpunimi midis shërbimeve sekrete nuk njehë kufi, në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës, terrorizmit dhe pastrimit të parave. Kush shërbim inteligjent luan pisët, i ka vajtë nami përtej Stambollit. Nëse kanë luajtur pisët nën mbulim nga politikanët, atëhere politikanët kanë mbaru. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Pse Edi Rama e sulmoi presidentin Joe Biden? 26 Shtator 2026, 11:5411:54Editorial Radarët e Vlorës dhe dritat e Librazhdit! 25 Shtator 2026, 11:1211:12Editorial Edi Rama ka “vdekur”, por nuk ka kush e varros... 24 Shtator 2026, 11:4511:45Editorial Kur Presidenti ta sjell në “majë të hundës” 23 Shtator 2026, 11:3511:35Editorial Vlora, arketipi i zyrtarëve të Edi Ramës 22 Shtator 2026, 11:3511:35Editorial Çfarë do të bëjë tani Merz? 21 Shtator 2026, 16:3316:33Editorial