Një tjetër sasi lënde narkotike, që dyshohet se është e së njëjtës linjë me atë të sekuestruar më 9 shtator, është zbuluar sot nga policia greke. Një ekip i DEOS kreu kontrolle në depo dhe ndërtesa në ndërtim e sipër. Gjatë operacionit, në një shtëpi pranë vilës ku u kap Lulzim Caka, në pronësi të të njëjtit person që ia kishte dhënë me qira organizatës kriminale që u shpërbë më 9 shtator, u zbuluan të fshehura me kujdes 26.8 kilogramë kokainë, si dhe një thikë 21 centimetra dhe plumba të kalibrave të ndryshëm. Kokaina ishte e paketuar në pllaka, gati për shitje, dhe kishte shenja të veçanta. Shenja specifike ishte e njëjtë me atë në format me presat që ishin sekuestruar gjatë operacionit të mëparshëm më 9 shtator, një element që, sipas DEOS, e lidh sasinë e re me të njëjtin grup kriminal. LEXO EDHE:Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje Hetimi zbuloi se sasia ishte pjesë e një importi të mëparshëm të paligjshëm të kokainës nga Kolumbia. Dyshohet se ishte transportuar duke përdorur të njëjtin truk të përdorur në rastin e mëparshëm, duke e fshehur kokainën brenda buqetave dhe luleve. Me interes të veçantë janë vendet ku ishte fshehur droga. Në ndërtesën në ndërtim e sipër, si dhe në një zonë të pambuluar të truallit, inspektorët zbuluan një rezervuar të madh uji nëntokësor, si dhe një hapësirë nëntokësore të tipit “gropë”, ku sendet e konfiskuara ishin fshehur me kujdes./TemA P.J/Shqiptarja.com TAG: kolumbi greqi kokaine droge lulzim caka Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.2% Vota total: 6582 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

