Teksa kanë nisur fjalimet në podiumin para Kryeministrisë, një nga aktivistët tha se edhe pse Rama sot kërkoi besën e shqiptarëve, ata nuk do t’ja japin besën pasi në 13 vite e ka shkelur atë.
Ai tha se kur Rama të japë dorëheqjen e pret drejtësia dhe duhet të krijohet një qeveri tranzitore.
“Sot është dita e 55 qëkur jemi në shesh pa ndalim për të kërkuar dorëheqjen e këtij kryeminitri.
Kryeministri u shfaq me zë dhe figurë duke na kërkaur besën por ai jepet besa dikujt që na ka prerë në besë për 13 vite oa ndaluar? Nuk ka besë për ty kryeministër pasi vetëm dje i preve në besë qytetarët që po protestojnë ër 55 ditë, po përpiqet të na frikësojë që të shkojmë në shtëpi dhe ai të vijijë.
Por ne s’do ta lejojmë këtë pushtet kriminal.
Kryeministri ishte vetëm fizikisht por fytyra i kishte ikur, sepse ka 55 ditë që na sheh në ënëdërr, do të jemi këtu derisa ai të japë dorhëheqjen. Ai e di se nuk ka shpëtim dhe I vetmi shpëtim nga ky makth është dorëheqja.
Rama po përpiqet ta zbusë dhe kërkon që pasi të japë dorëheqjen t’i shpëtojë drejtësisë, por pas dorëhqjes e pret drejtësia.
Vjen kërkesa e dytë për një qevreri tranzitore që sistemi të marrë oksigjen dhe të mundësojë demokracinë që mungon dhe që është marrë peng nga sistemi i inkriminuar”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
